Tregu i telefonave inteligjentë, Samsung bie nga froni - Business Magazine Albania

Tregu i telefonave inteligjentë, Samsung bie nga froni

Xiaomi ka kaluar Samsung duke marrë pozicionin e parë si lider në tregun e smartphone-ve në Evropë, sipas “Strategy Analytics”.

Rritja e shitjeve në 12 muajt e fundit i ka lejuar Xiaomi të dërgojë 12,7 milionë smartphone në të gjithë Evropën në tremujorin e dytë të vitit 2021, një shifër prej +67,1% në bazë vjetore.

Si rezultat, gjiganti kinez tani mban 25,3% të celularëve në rajon. Rritja e Xiaomi ka qenë më e madhe në Itali, Rusi, Ukrainë dhe Spanjë. Në veçanti, ”Mi” dhe ”Redmi” e shtynë shpejt kompaninë në epërsi. Së fundmi, Samsung ka dhënë detaje të tjera mbi evenimentin Galaxy Unpacked që do të mbahet më 11 Gusht. Pritet të ketë shumë risi ndërsa gjiganti korean i teknologjisë do të zbulojë ndër të tjera linjën e smartfonëve me ekrane që palosen.

Zakonisht Samsung prezanton një smartfon Galaxy Note çdo vit, por kësaj here do të jetë ndryshe. Kompania ka konfirmuar se nuk do të ketë një Galaxy Note të ri në 2021. Tema kryesore e eventit të datës 11 Gusht d do të jenë Z Fold 3 dhe Z Flip 2. Sipas raportimeve Z Fold 3 do të jetë një përmirësim i ndjeshëm krahasuar me Z Fold 2, me Samsung që synon ti shesë edhe më lirë këtë vit për të nxitur adoptimin e tyre në masë.

Ndërkaq, Presidenti i gjigantit ”Samsung” Lee Kun Hee u nda nga jeta në tetor por trashëgimtarët e Lee Kun Hee, do të paguajnë më shumë se 10,8 miliardë dollarë taksa prej trashëgimisë. Në një deklaratë të lëshuar përmes ”Samsung Electronics” familja Lee tha se taksat e trashëgimisë do të arrijnë në më shumë se gjysmën e vlerës së pasurisë totale të presidentit të ndjerë, duke theksuar se totali është një nga më të mëdhenjtë ndonjëherë në Korenë e Jugut dhe botë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0