Tre njerëz që duhet t’i keni në një sesion të suksesshëm brainstorming - Business Magazine Albania

Tre njerëz që duhet t’i keni në një sesion të suksesshëm brainstorming


Kur bëhet fjalë për brainstorming, ka personalitete të ndryshme që marrin pjesë në to. Shumëllojshmëria e personaliteteve garanton një përfundim të suksesshëm, produktiv dhe të kënaqshëm. Njerëzit që ndjekin praktikat e mëposhtme kanë potencialin të kountribojnë shumë nëpër grupet e brainstorming. Këta njerëz stimulojnë kreativitetin, provokojnë mendimet kritike dhe i japin vrull diskutimit.

Ka tre lloj personalitetesh që mund të nxisin kreativitetin dhe zhvillimin e skuadrës

Avokati i djallit

E keni parasysh atë personin që gjithmonë sfidon gjërat që thuhen, duke hedhur dyshime, duke kërkuar defekte dhe që kundërshton vazhdimisht çdo propozim apo konkluzion? Ai do ishte avokati i djallit për ju. Sa herë që dikush shfaq një mendim, ndikon edhe pjesën tjetër të grupit duke shtyrë ata të mendojnë ndryshe nga sa mendonin më parë.

Të kesh dikë që të sfidon vazhdimisht, mund të jetë acaruese. Por, nëse nuk arrini konsensus me mënyrat e ndryshme të të menduarit, ju do humbisni mundësinë për t’i parë gjërat nga perspektiva të reja që mund të ndikojnë në vendimmarrje.

Lexo: Bëni këto gjëra për të rritur kreativitetin e punonjësve tuaj

Ai që flet troç

Kur cilësojmë dikë si njeri pa filtra nuk do të thotë që është kompliment. Zakonisht, kur një person flet hapur, thotë me zë të lartë atë që të tjerët e mendojnë, por nuk kanë guxim ta thonë. Sigurisht që jo të gjitha idetë do jenë brilante, askush nuk e pret këtë. Por, kur përballeni me dikë që nuk ka frikë të thotë çdo gjë që mendon, ju do filloni t’i mendoni gjërat nga këndëvshtrime të reja, të cilat nuk ju kishin shkuar në mendje më parë.

I fiksuari pas çdo lajmi

Eventet aktuale, zhvillimet kulturore dhe lajmet e fundit janë disa nga mënyrat më të mira për t’u frymëzuar me ide të reja. Është shumë e thjeshtë të rrethohesh vetëm nga gjërat që bën, njerëzit e përditshëm dhe informacionet që ju vijnë nga të njëjtat burime. Të kesh në skuadër dikë që është i informuar për çdo zhvillim, duke nisur nga lajmet lokale, politika kombëtare dhe ndërkombëtare, teknologjia, argëtimi etj, mund të shërbejë si një burim kryesor frymëzimi.

Njerëzit që lexojnë lajme nga të gjitha fushat janë të prirur të kenë këndvështrime të ndryshme të të menduarit dhe rrisin aftësinë e tyre për të menduar objektivisht. Këta lloj njerëzish janë vlera të shtuara nëpër diskutimet që bëhen në grup.

Këta lloj personalitetesh janë shumë të vlefshëm për të arritur zhvillim, jo vetëm gjatë brainstorming. Njerëz të tillë nxisin perspektiva të ndryshme në mjediset e inovacionit, duke i bërë njerëzit të shkëmbejnë ide dhe të besojnë tek njëri-tjetri. Në kompanitë ku gjenden këta personalitete, sjellin perspektivë 360 gradë.

Ashtu si në çdo grup do të ketë edhe pakënaqësi, që mund të lindin nga ideale, interesa konkurrues, histori personale dhe gjëra të tjera. Lideri duhet të balancojë opinionet e ndryshme të skuadrës, duke menduar që ky menaxhim është një hap drejt suksesit.

Melsena Danglli

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0