Transformimi digjital, kryefjala e kompanisë Sinteza Co - Business Magazine Albania

Transformimi digjital, kryefjala e kompanisë Sinteza Co


Në datë 11 dhjetor Sinteza Co, së bashku me partnerin e saj gjigandin DellEMC, organizuan eventin “Së bashku drejt transfomimit”. Një event që promovoi bashkëpunimin dhe shkëmbimin e eksperiencës për profesionistët e fushës së ICT.

Sinteza Co ndau gjithashtu risitë e reja në teknologji të DellEMC, si dhe strategjinë e tyre të bashkëpunimit dhe mbështetjes për çdo klient, që na kanë patur gjatë udhëtimit të tyre prej vitit 1998 e deri më sot, duke operuar në tregun shqiptar.

Sinteza Co ofron zgjidhje inovatore në ICT, që janë të sigurta dhe afatgjata, duke i ardhur më së miri në ndihmë të biznesit tuaj apo që ju përfaqësoni. BusinessMag ju njeh më mirë me këtë kompani dhe eventin “Së bashku drejt transfomimit” në këtë intervistë organizuar me Znj. Ani Dino – Managing Director në Sinteza Co.

Disa fjalë rreth Sinteza Co?

Sinteza Co është themeluar në vitin 1994, pra është një nga kompanitë e para të IT në Shqipëri. Padyshim që 23 vite jetë në tregun Shqiptar e kanë kthyer atë në një nga kompanitë më influente të ICT në vend, duke i shërbyer rreth 1900 klientëve të ndryshëm çdo vit. Tek Sinteza Co, nevojat e klientit vendosen në plan të pare të punës sonë të përditshme.

Është misioni ynë t’i shërbejmë në mënyrën më korrekte dhe profesionale të mundshme atyre që na besojnë në infrastrukturën më kritike të organaziatave të tyre; këtu mund të permend përveç infrastrukturës ICT edhe atë të fuqisë, të menaxhimit të dokumentave e printimeve, etj.

Padyshim që për të kryer një punë cilësore është i domosdoshëm edhe suporti nga partnerët tanë dhe këtu e kam fjalën për Brand-et gjigande globale me të cilët kemi kontrata bashkëpunimi (partneriteti ose edhe ekskluziviteti).

Për të përmendur disa prej tyre: Dell EMC, APC by Schneider Electric, Konica Minolta, Sophos, Netgear, Microsoft, Fortinet, Zebra, Honeywell, etj.

Të fokusohemi tek partneriteti juaj me Dell EMC. Para pak ditësh organizuat këtu në Tiranë një event të madh të përbashkët me Dell EMC. Mund të na thoni me pak fjalë për të gjithë ata që nuk patën mundësinë të ishin të pranishëm se cili ishte qëllimi dhe mesazhi kryesor i këtij eventi?

Po e vërtetë, kemi organizuar Premium Partner Conference ditën e Hënë në bashkëpunim me Dell EMC. Ka patur një interesim shumë të madh rreth këtij eventi dhe pjesëmarrje mjaft të kënaqshme. Përsa i përket qëllimit të këtij eventi, padyshim që ka qenë:

Të sjellim më pranë klientëve tanë produktet dhe zgjidhjet e liderit botëror Dell EMC – të mbështetura nga ekspertiza e stafit të Sintezës – dhe t’i japim atyre mundësinë e ndërveprimit të drejtpërdrejtë me ta. Ndërsa për sa i përket mesazhit, në fakt do të doja të ndalesha në dy të tilla.

Mesazhi i parë që donim të përcillnim fort tek klientët është partneriteti jonë i nivelit GOLD me Dell EMC, nivel të cilin e gëzojmë vetëm Ne në Shqipëri dhe është dhe niveli më i lartë I partnershipit përsa i përket tregut tonë.

Padyshim që kjo është një arritje shumë domethënëse për ne te Sinteza Co pasi në prapavijë të këtij statusi ka një punë kolosale të të gjithë stafit tonë, por përtej kësaj mendoj se ky status shkon në favor të klientëve tanë më së shumti për 2 arsye kryesore.

E para është niveli i lartë i ekspertizës dhe certifikimeve që nevojiten për të përfituar këtë status, që shërben si garanci absolute për çdo klient tonin Enterprise se konsulenca dhe suporti i ofruar nga ne është rreptësisht në nivelet e kërkuara nga Dell EMC dhe për të cilin nuk mund të bëhet asnjë kompromis ose lëshim. Këtë e theksova edhe gjatë fjalës sime në event, pasi niveli i zgjidhjeve që ne ofrojmë për klientët bazuar në arkitektura Dell EMC është nga më komplekset dhe ekspertiza që service provideri (në këtë rast Sinteza Co) duhet të jetë e niveleve më të larta pasi kemi të bëjmë me infrastruktura kritike për jetën e çdo organizate. Kështu, mjafton të përmend që kemi në stafin tonë 5 Inxhinier të çertifikuar nga Dell EMC, ku në përbërje të tyre kemi ekspert të nivelit Master në zgjidhjet mbi Servera PowerEdge dhe të nivelit Arkitekt në zgjidhjet Storage.

Mesazhi i dytë ka të bëj me besueshmërinë dhe përgjegjësinë tonë që fillon pas implementimit të projekteve ose atë që quhet after sales services. Kolegët e mi, bën një përmbledhje shumë informuese për të gjithë pjesëmarrësit në event mbi modelet e suportit dhe nivelet e SLA që ofron kompania jonë. Ekperienca jonë shumë vjeçare në këtë fushë na mëson se një nga pikat kryesore të vendimarrjes tek klientët lidhur me kompaninë të cilës do t’i besojnë infrastrukturën ICT është pikërisht niveli i organizimit të after sales service.

Meqë përmendët Transformimin Dixhital, a mund të na tregoni pak më shumë rreth kësaj teme, që ishte edhe titulli dhe tema kryesore e eventit tuaj.

Po, patjetër. Eventin e quajtëm “Së bashku drejt Transformimit Digjital” dhe duket që ky titulli e shtoji edhe më tepër kureshtjen e të ftuarëve rreth tij. Në fakt Transformimi Digjital është një temë që po lëvrohet intensivisht sidomos vitin e fundit nga të gjithë aktorët dhe faktorët e tregut ICT nëpër botë, e veçanërisht nga gjigandi absolut Dell EMC. Si partner të tyre, kemi marrë pjesë shpesh në forumet e organizuara prej tyre gjatë këtij viti, me fokus këtë orientim të pashmangshëm të të gjithë organizatave që duan të mbijetojnë e të kenë sukses edhe në të ardhmen dhe donim që këtë temë kaq thelbësore dhe aktuale t’a diskutonim edhe me partnerët/klientët tanë në Shqipëri.

Siç e theksuan dhe partnerët e Dell EMC, Transformimi Digjital nuk është më një temë aq abstrakte saç është e domosdoshme dhe jetësore për ç’do organizatë. Në vetvete Transformimi Digjital ka të bëj me evoluimin dhe përmirësimin e Business Processes (proceseve të biznesit) që herë herë, mund të sjellin në mënyrë të pashmagshme edhe ndryshimin e Business Model (modelit të biznesit). E gjithë kjo, në synim të optimizimit dhe rritjes së efiçencës së organizatave e bizneseve, që si mision të fundëm dhe të vetëm kanë uljen e kostove dhe rrijen e fitimit. Transformimi Dixhital padyshim që nuk prek vetëm infrastrukturën fizike (ose jo) të ICT nëpër organizata. Ai është i lidhur ngushtë me optimizimin e rrjedhes së informacionit dhe proceseve në ç’do department duke filluar nga Financa, Logjistika, Prodhimi e kështu me rradhë, e duke prekur edhe sektorë aq të largët me IT-në siç janë HR (Burimet Njerëzore). Këtu mjafton të përmend që evoluimi në zgjidhje e shërbime IT ka shkuar aq larg, sa mundëson punojësit e çdo kompanie të punojnë nga ç’do cep i botës njësoj sikur të ishin në zyrë, duke aksesuar ç’do material e informacion e duke përdorur në mënyrë të pa kufizuar të gjitha sistemet e nevojshme (financiare, CRM, ERP, DMS etj.). Pa transformimin dixhital, pasja e një force pune –  njëllojë të vlefshme – edhe pse në levizje të vazhdueshme (mobile ëorkforce) nuk do të kishte qenë e mundur. Pra ky është një shembull shumë i thjesht dhe i prekshëm i këtij trasformimi që duam apo s’duam ne ka nisur dhe është kudo rreth nesh.

Mendoni se kompanitë Shqiptare janë gati t’i bashkohen këtij trendi global transformimi dhe a lidhet ky rrugëtim me kosto të larta e të papërballushme për bizneset dhe organizatat në vend?

Përsa i përket pjesës së parë të pyetjes tuaj, përgjigja ime është Po. Një Po e fortë madje pasi në Shqipëri kemi shumë kompani të mirë-organizuara dhe vizionare të cilat nuk kane asgjë për t’i lakmuar kompanive të huaja. Përmenda këto dy pika si cilësi kryesore që bizneset nevojitet të kenë për t’i hyrë rrugës së Transformimit Digjital pasi është shumë e rëndësishme pasja e një strukture të qartë organizative dhe një stafi profesional, të mbështetur nga një lidership vizionar, për të kuptuar se çdo ditë vonese në këtë aspekt mund të jetë fatale për të ardhmen dhe konkurrencën e vetë biznesit ose organizatës. Në qoftë se ne nuk e ndërmarrim këtë hap kaq të rëndësishëm, konkurenti jonë do ta bëjë këtë dhe kjo do t’i lejojë atij të jetë gjithmonë një hap përpara nesh, e në rastin më të mirë, do të na lejojë edhe vetëm shumë pak muaj mbijetesë në treg. Pra është me rëndësi të kuptojmë që vendimi për t’ju bashkuar kompanive vizionare që kanë filluar të transformohen e përmirësohen (edhe në Shqipëri) nuk është një zgjedhje të cilën mund edhe të mos t’a bëjmë, është një domosdoshmëri, një hap i pashmangshëm që është më mirë të ndërmarrim herët sesa kur të jetë tepër vonë.

Ndërsa përsa i përket pjesës së dytë të pyetjes suaj, asaj lidhur me kostot e këtij procesi, e them me bindje që ato nuk janë të papërballueshme për asnjë biznes pasi llogjikisht ato ecin në përpjestim të drejtë edhe me madhësinë e biznesit/organizatës. Pra është normale që një kompani e madhe ka nevojë për investime më të mëdha pasi disponon edhe një infrastrukturë HW, por edhe SW me komplekse, ndërsa një kompanie më të vogël i nevojitet një investim minimal për të optimizuar infrastrukturën dhe proceset e punës. Gjithsesi, në të dyja rastet investimi është mëse i përballueshëm, përndryshe asnjë kompani nuk do të mund ta kishte nisur këtë rrugë në momentet që flasim. Për më tepër që ky është një investim frytet e të cilit korren përgjatë një periudhe afatgjatë. Është një investim ekzistencial.

Po profesionistët e IT në vend, a janë të gatshëm të marrin mbi supe një përgjegjësi kaq të madhe dhe të drejtojnë organizatat e tyre në një rrugë kaq të rëndësishme?

Edhe në këtë rast përgjigja ime është Po. Në Shqipëri niveli i profesionistëve  por dhe stafit të mesëm IT është rritur ndjeshëm. Sot ata janë më të hapur drejt zhvillimeve të reja teknologjike edhe falë informacionit i cili është i aksesueshëm mjaft lehtë falë internetit.

Profesionistët e IT sot kanë një rol kyç në çdo organziatë dhe këtë do të ishte mirë ta kuptonin edhe Drejtuesit më të lartë të këtyre institucioneve. Ata nuk menaxhojnë vetëm infrastrukturën HË te ICT, por edhe një mori sistemesh që ndodhen në brendësi të kësaj infrastrukture. Sot ç’do sistem me të cilin ne punojmë ndodhet në box (në një Server, Storage – pjesë të një data center ose jo) ose edhe cloud ku aksesimi i këtyre sistemeve në ç’do moment dhe siguria e tyre ndaj sulmeve të vazhdueshme kibernetike është çelësi i suksesit të çdo kompanie.

Konkurenca ka bërë që ditët e sotme elementi më jetesor dhe avantazh i çdo organizate të jetë Informacioni. Qoftë ky i brendshëm ose i jashtëm, informacioni që organizatat dhe kompanitë zotërojnë është baza e çdo vendimi që ato marrin. Paaftësia për të mbledhur këtë informacion, mos aksesimi i lehtë dhe i menjëhershëm i tij, si dhe mosrrjedhja e këtij informacioni në mënyrë efiçente mund të çojë një organizatë drejt dështimit të menjëhershëm në vetëm pak kohë. E në këtë moment, departamenti i IT bëhet një ndër departamentet më të rëndësishme të organizatave pasi në ato pajisje HË – në dukje mbase të parëndësishme –  pulson e gjithë jeta e një organizate. Prandaj, organizatat duhet të investohen në personelin e tyre, t’i trajnojnë ata e t’i inkurajojnë të marrin pjesë në sa më shumë evente informative. Të mos ta shohin IT-në si një barre dhe kosto të tepërt, por të investohen në bashkëpunime strategjike vetëm me providerat serioz të tregut.

Ky mision gjithsesi i takon edhe vetë IT-ve, pasi u takon atyre t’u përcjellin rëndësinë e zhvillimeve dhe transformimeve digjitale top-managementit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0