Transferta në të gjithë botën edhe përmes Postës Shqiptare - Business Magazine Albania

Transferta në të gjithë botën edhe përmes Postës Shqiptare


Transfertat në të gjithë botën së shpejti do t’i bëni edhe përmes Postës Shqiptare. Ky është shërbimi i ardhshëm që Posta do të bëjë në të gjitha shtetet e botës.

Së fundi, Drejtori i Postës Shqiptare ka nënshkruar në Turqi, marrëveshjen e bashkëpunimit me kreun e agjencisë ‘Universal Payment Transfer’, partner në këtë shërbim.

Marrëveshja e lidhur mes dy kompanive pritet të ketë përfitime të dyfishta.

Posta Shqiptare është parë me prioritet në këtë drejtim, pasi shtrihet në të gjithë vendin. Në këtë mënyrë, shqiptarët në të gjithë botën mund të dërgojnë e marrin para në kohë të shpejtë e më të sigurt. Shtimi i një operatori si Posta Shqiptare në shërbimin vendas, pritet të ndikojë edhe në uljen e çmimeve për këtë lloj shërbimi.

Lexo: Posta Shqiptare do të ketë një aplikacion të ri për pagesat

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0