Trajnime ekzekutive në burime njerëzore

Trajnime ekzekutive në burime njerëzore


Instituti i Trajnimit dhe Formimit Profesional “ARDEX-CONSULTING”, liçencuar nga Qendra Kombëtare e Liçencimit (QKL) dhe me programe të miratuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, inicion trajnimet me temat e mëposhtme: 

Trajnimi i parë: 26-27 Shtator “Procedurat e punësimit”

Procedurat e punësimit, lidhja dhe manaxhimi i kontratës me punonjësit, përcaktohen jo vetëm nga politikat e kompanive, por mbi të gjitha bazohen dhe përcaktohen nga kuadri ligjor. Për këtë arsye, është e nevojshme që stafi i burimeve njerëzore të njohë kërkesa në fuqi dhe t’i implementojë ato, në mënyrë që të garantojë mirëfunksionimin e organizatës.

Trajnimi “Procedurat e punësimit” ka si qëllim njohjen dhe aftësimin e pjesëmarrësve në aplikimin e procedurave si:

  • lidhja e kontratës së punës dhe menaxhimi i saj;
  • deklarimi fillestar pranë Drejtorisë së Tatimeve dhe Zyrës së Punës;
  • deklarimet periodike; plotësimi dhe menaxhimi i dosjes së punonjësve.

Aplikimet mbyllen në datë 25 Shtator

Trajnimi i dytë: 03-04 Tetor “Vlerësimi i performancës”

Vlerësimi i performancës dhe kontributit të çdo punonjësi, është një nga proceset e punës që duhet të ekzekutohet nga specialistët e burimeve njerëzore. Ngritja e sistemeve formale për vlerësimin e performancës së stafit, që janë të lidhur me aktivitetin e organizatës, të zbatueshme dhe të qendrueshme në kohë, padyshim është një nga sfidat e profesionistëve të kësaj fushe. Ky trajnim synon të njohë dhe aftësojë pjesëmarrësit me të gjithë komponentët e një sistemi formal të vlerësimit të performancës, përfshirë:

  • vendosjen e kritereve të përshtatshme;
  • përcaktimin e matësve dhe normave për çdo kriter;
  • metodat më të aplikuara për vlerësim, përfshirë metodën 360o;
  • hartimin e një formulari vlerësimi dhe aplikimi i tij; raporti i vlerësimit të performancës dhe procesi i komunikimit të rezultateve.

Aplikimet mbyllen në datë 25 Shtator.

Adresa: Rruga Ibrahim Rrugova, Kompleksi Green Park, H.8, Ap 22, kati VI, Tiranë.

Për më shumë informacion:

Tel: 0676053887
info@ardexconsulting.com – ardexconsulting.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0