Trajnim: “Kodi i punës – ndryshimet e fundit” » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 06/06/2017

Trajnim: “Kodi i punës – ndryshimet e fundit”

Share
nga Anerola Torollari
Qer 06, 2017
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Lektore: Z. Ledio Milkani

Data: 22 – 23 Qershor 2017

Orari: 16:00- 20:00

Vendi i organizimit: Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Rruga e Kavajës

Qëllimi i programit të trajnimit
Pjesëmarrësit të jenë të aftë që në përfundim të trajnimit të kuptojnë ndërtimin e legjislacionit të punës, elementet ligjore dhe praktikë të pjesëve përbërese të legjislacionit dhe elementet më të rëndësishëm ligjore si dhe efektet e tyre lidhur me krijimin dhe zgjidhjen e marrëdhënies së punës/kontratës së punës individuale.

Kush mund të përfitojë
Përfituesit janë juristë të shoqërive tregtare ose administratorë të tyre, persona fizike të cilët kanë numër të konsiderueshëm të punësuarish ose drejtues biznesesh të mesme ose drejtues burimesh njerëzore.

Metodologjia
Një workshop-trajnim 2-ditor prej 4 orësh në ditë (nga16.00 -20:00)
Prezantime, diskutime në grup, punë në grup dhe prezantime nga grupet.
Përdorimi i rasteve të biznesit, pjesëmarrje me raste konkrete nga trajnuesit.
Një qasje ku trajnuesit dhe pjesëmarrësit do të ndajnë në grup shembujt dhe eksperiencat e tyre konkrete.

Lektor: Z. Ledio Milkani
Ledio Milkani, themeluesi dhe administratori i “Praktikë Juridike” ka përfunduar studimet e larta jashtë vendit (MSC për Shkenca Juridike). 
Ka punuar si ekspert ligjor dhe i marrëdhënieve të punës në administratën publike. Ka punuar në disa institucione qëndrore (mes tyre Ministria e Punës). Ka qenë pjesë e shërbimit civil, anëtar i komisioneve, komiteteve, bordeve dhe grupeve të ndryshme të punës për përgatitjen dhe zbatimin e legjsilacionit shqiptar në fushën e punës, punësimit dhe formimit profesional, inspektimit të punës, legjislacionit për të huajt, për agjencitë private të punësimit, konventave të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Legjislacionit të Bashkimit Evropian, Kartës Sociale Europiane, Konventës së të Drejtave të Fëmijëve, Konventës e OKB për shitjen ndërkombëtare të mallrave, legjislacionit të sigurimeve, pensioneve private, etj. Ka qenë anëtar i grupit negociator për nënshkrimin e MSA (Marrëveshjes së Stabilizimim Asocimit) nga viti 2003-2006 për (Kapitullin e Çështjeve Sociale dhe Marrëdheniet e Punës). Trajner i certifikuar nga ITAP (Instituti i Trajnimit të Administratës Publike sot (ASPA). Përgatitës dhe trajner i certifikuar nga ITAP në Trajnimin e Përgjithshëm të Niveleve të Larta Drejtues të Administratës Publike 2004-2005. Avokat i liçencuar që nga viti 2006 dhe ka ushtruar veprimtarinë si Këshilltar Ligjor & Biznesi, për shoqëri tregtare të ndryshme, Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë si dhe organizatave të ndryshme të punëdhënësve dhe organizatave të ndryshme sindikale. Ka qenë pjesë e bordeve drejtuese në shoqëri të ndryshme tregtare, drejtues në departamente ligjore etj.

PROGRAMI:

  • Përbërja dhe rëndësia e legjislacionit të punës në praktikë
  • Aspekte ligjore të ndërtimit të marrëdhënies së punës (kompani-punonjës)
  • Mbikqyrja e legjislacionit të punës dhe pasojat e shkeljes së tij
  • Aspekte ligjore dhe praktike të lidhjes së kontratës së punës
  • Procedura dhe dokumentacioni për zgjdhjen e kontratës individuale të punës
  • Elementët e rëndësishëm të përbërjes së kontratave individuale
  • Afatet dhe kohëzgajtja e kontratave individuale të punës

PAGESA:

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 50 Euro, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe certifikata në fund të trajnimit. Për anëtarësinë e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarde.

Për t’u regjistruar plotësoni formularin e aplikimit përpara datës 20 Qershor 2017.

Për më shumë informacione:

Tel: + 355 (0) 45 800 934

Cel: + 355 (0) 69 554 2443

E-mail: [email protected]

Subscribe në kanalin tonë në YouTube