Trajnim interaktiv 4 mujor me temë: “Aftësitë e Sipërmarrjes, Menaxhimit dhe Zhvillimit të një Biznesi të Suksesshëm”
Përditësuar së fundmi: 06/08/2019

Trajnim interaktiv 4 mujor me temë: “Aftësitë e Sipërmarrjes, Menaxhimit dhe Zhvillimit të një Biznesi të Suksesshëm”

Share
nga Ornela Trupja
Gus 06, 2019

Pas përfundimit me sukses trajnimi “Aftësitë e Sipërmarrjes, Menaxhimit dhe Zhvillimit të një Biznesi të Suksesshëm”, rikthehet në datën 03 shator 2019. Ky trajnim interaktiv do t’ju mësojë dhe zhvillojë aftësitë sipërmarrëse, menaxheriale dhe të marketingut, duke pasur parasysh trendet e fundit, të aplikuara në kompanitë më të suksesshme perëndimore, të vendosura në kontekstin ekonomik shqiptar. Njohja me shkollën e Suksesit.

Objektivi: Si të krijojmë të ardhmen që duam? Si të bëhemi ata që duam të jemi? Identifikimi i talentit dhe vokacionit profesional (që shpeshherë qëndron i fjetur) duke e matur veten me objektiva konkrete dhe të shtrirë në kohë, në përputhje me një vizion të qartë profesional. Ndryshimi i mentalitetit, zhvillimi i një mentaliteti fitues, përshtatja e tij me sfidat e sipërmarrjes dhe menaxhimit.

Nëpërmjet një bashkëbisedimi dhe trajnimi interaktiv, duke analizuar shembuj konkretë nga kompani të sukseshme shqiptare dhe të huaja, do të mund të zhvillohen metodat më të reja teorike dhe praktike, të menaxhimit krijues dhe inovativ dhe do të mund të trajtojmë, të diskutojmë të gjitha PSE-të dhe kufizimet që hasin të trajnuarit, gjatë ushtrimit të profesionit të tyre. Në fund të trajnimit, të trajnuarit do të zhvillojnë një mënyrë të re të të parit të marrëdhënieve të punës dhe profesionit, të rezultatit, duke e identifikuar këtë me një fillim të ri në rrugëtimin e tyre profesional.

Përshkrimi i trajnimit:

  • Kohëzgjatja e Trajnimit: 1 muaj, i përbërë nga 8 seanca (2 herë në javë, të Martën dhe të Enjten, ora 18:30-20:30)
  • Trajnimi Fillon në datën 03 shtator 2019.
  • Vendodhja: Tek ETC (European Trade Center), pas Piramidës.
  • Tarifa e Trajnimit 199 Euro – nëse pagesa kryhet menjëherë 180 Euro.
  • Të gjithë pjesëmarrësit në trajnim do të pajisen me certifikatë.

Programi do të fokusohet te temat si më poshtë: 

  • Te zhvillimi e aftësisë sipërmarrëse si avantazhi më i madh konkurues
  • Te zbulimi i talentit të gjithsecilit edhe kur ai është i fjetur
  • Te rëndësia e mentorimit, te fuqia e motivimit dhe teorive të motivimit
  • Te faktorët kryesorë të performancës
  • Te aftësitë kryesore dhe funksionet bazë të menaxhimit (planifikimi, organizimi, udhëheqja, kontrolli.
  • Si ta zhvillojmë dhe të përshtatemi me klimën krijuese, sipërmarrëse dhe menaxheriale.
  • Llojet e lidershipit në biznes që përdoren sot në botë dhe kush është më i përshtatshëm për realitetin ekonomik të kompanive shqiptare.
  • Si të ndërtojmë një lidership të suksesshëm. Si ta vlerësojmë dhe të ndërtojmë një plan biznesi. Parimi 80/20 i Paretos.
  • Strategjia e marketingut, si dhe strategjia e marketingut dixhital.
  • Si të zhvillojmë aftësinë shitëse, e cila është aftësia më e shpërblyer sot në ekonomitë perëndimore

Për kë është i përshtatshëm ky trajnim? 

Për sipërmarrësit e fushave të ndryshme të biznesit, duke përfshirë edhe krijuesit e startup-ve. CEO-t, Menaxherët dhe Drejtuesit e Profesioneve të lira. Veçanerisht ata që duan të zhvillojnë aftësitë sipërmarrëse dhe menaxheriale në menyrë që të ndryshojnë rrënjësisht mentalitetin, të rrisin në mënyrë të ndjeshme pritshmëritë duke maksimalizuar arritjet e tyre. Studentët e Masterit dhe ata që kanë mbaruar Masterin.

Temat e Trajnimit:

Tema 1: Si të identifikojmë ëndrrën profesionale, talentin. Rrugëtimi i ëndrrës drejt parasë. Rëndësia e Mentorimit. Shembujt e suksesit sot në botë në fushën e Sipërmarrjes dhe Menaxhimit. Implementimi në sipërmarrjet shqiptare.

Tema 2: Identifikimi, njohja dhe zhvillimi i aftësive sipërmarrëse. Vendimarrja në kushtet e riskut dhe pasigurisë, si zakoni më i rëndësishëm për të patur sukses. Fuqia dhe Teoritë e Motivimit.

Tema 3: Funksionet bazë të menaxhimit. Roli i aftësisë sipërmarrëse si një funksion i pestë. Faktorët bazë të prodhimit. Kush është sipërmarrësi i së ardhmes? Pse 1% e njerëzve kanë sukses? Cilat janë hapat dhe veprimet që duhet të bëjmë, për të patur sukses?

Tema 4: Si të ndërtojmë një sipërmarrje të suksesshme? Rëndësia që ka teknologjia dhe rrjetëzimi. Si të krijojmë dhe të përshtatemi me klimën krijuese sipërmarrëse dhe menaxheriale? Lidershipi dhe llojet e tij. Si të ndërtojmë një lidership të suksesshëm? Analiza e lidershipeve më të suksesshëm sot në botën e biznesit dhe zbatimi i tij në kontekstin e biznesit shqiptar.

Tema 5: Si ta vlerësojmë dhe ndërtojmë një plan biznesi? Parimi 80/20 i Paretos. Menaxhimi strategjik i biznesit. Ndërtimi i një strategjie fituese biznesi. Strategjia e marketingut, strategjia e marketingut dixhital.

Tema 6: Aftësia shitëse, aftësia më e shpërblyer sot në botën e biznesit. Elementët e saj. Inovacioni dhe Marketingu, dy shinat në të cilat ecën biznesi sot. Zakonet që duhet të ndjekë gjithsecili për të qenë i suksesshëm. Analiza e të gjitha hapave që nevojiten të ndjekë një menaxher dhe sipërmarrës i suksesshëm.

Metodologjia: 

Do të sillet menaxhimi në tre dimesionet e tij, 1- Shkencë, 2- Praktikë dhe 3- Art, duke bërë të mundur të interpretohen aftësitë sipërmarrëse dhe menaxhuese deri në 95%. Do të sillen në fokus trajnerët kryesorë sot në botë, të motivimit dhe suksesit. Temat e leksioneve do të vendosen në kontekstin e kompanive të të trajnuarve, në mënyrë që të maksimalizohet rezultati. Trajnimi për Sipërmarresit, CEO-t, Menaxherët rajonalë, Profesionet e lira, do të identifikojë dhe zhvillojë nga njëra anë strategjitë dhe platformat e përbashkëta dhe nga ana tjetër sfidat dhe specifikat konkrete.

Trajnuesit: Afrim Osmani dhe Renato Civili

Afrim Osmani MBA-Ing
Lektor në lëndët: Menaxhim Biznesi, Menaxhim i Burimeve Njerëzore dhe Menaxhim i Inovacioneve, në Kolegjin Universitar “Luarasi”. Drejtor i Qendrës së parë të Biznesit në Shqipëri – VEVE Business Center. Krijues & CEO i Tirana Solar Energy, kompani që zhvillon aktivitetin në fushën Energjisë diellore. Krijues dhe drejtues i programit në Radio Tirana “Mentori i Suksesit”

Renato Civili, MBA
Renato Civili konsulent në fushën e marketingut dixhital, zhvillimit dhe menaxhimit të biznesit. Ka eksperiencë mbi 12 vite në fushën e marketingut dhe shitjeve në kompani të ndryshme, si në: agjensi ndërkombëtare marketingu dixhitale, kompani konsulence biznesi, teknologjisë dhe agjenci ndërkombëtare imobiliare.

Për t’u bërë pjesë e trajnimit, dërgoni një email në [email protected] ose [email protected], ose mund të dergoni sms në +355 69 2020558.



Evente

Data & Technology Meetup

Shtator 11, 2019
19:00