Trajnim: Citizens Stories - Rrëfimi përmes videos
Përditësuar së fundmi: 09/07/2019

Trajnim: Citizens Stories – Rrëfimi përmes videos

Share
nga Neada Muçaj
Kor 09, 2019

Citizens Channel fton të gjithë aktivistët, gazetarët e rinj dhe të apasionuarit pas rrëfimit të historive me anë të videos në workshopin me temë “Citizens Stories – Rrëfimi përmes videos”, që do të zhvillohet në datë 17 Korrik 2019 në Qendrën Stefan, Tiranë.

Plotëso formularin për tu regjistruar: https://forms.gle/GumwDj1aMX56LBSn6

Pjesëmarrësit do të prezantohen me platformën Citizens Stories, një iniciativë e ndërtuar mbi konceptin e “visual storytelling” që synon të rrëfejë potencialet e fshehura të qytetarëve nga grupet e marxhinalizuara përmes zërit të vetë protagonistëve.

Trajnimi do të ketë qasje praktike dhe do të ndahet në tre pjesë kryesore:

1. Lorin Kadiu, drejtues i nismës Citizens Stories do të prezantojë platformën dhe ciklet e video dokumentarëve të realizuar.

2. Regjisori Elton Baxhaku do të ndajë eksperiencën e tij mbi rrëfimin e historive njerëzore në zhanrin video dokumentar.

• Parimet bazë të filmimit dhe editimit
• Si të realizojmë një intervistë të mirë me video
• Teknika të intervistimit për të rrëfyer potencialin e plotë të personazheve
• Si të japim më shumë informacion përmes planeve me mbulim
• Sesioni do të përmbyllet me një ushtrim praktik

3. Ervin Goci, pedagog në Universitetin e Tiranës dhe ekspert komunikimi do të ndajë me pjesëmarrësit konceptet teorike pas platformës Citizens Stories:

• Koncepti i “Visual Journalism”
• Përmbajtja gazetareske e shpërndarë në bazë platformash
• Si të raportojmë në mënyrë etike mbi komunitetet e marxhinalizuara

Në përfundim të trajnimit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të japin ide dhe të konsultohen me trajnerët mbi realizimin e video dokumentarëve që mund t’i platformës “Citizens Stories”.

Trajnimi do të ndiqet nga një thirrje e hapur për realizimin e video dokumentarëve të shkurtër që do të mbështeten financiarisht nga Citizens Channel.

Publiée par Citizens Channel sur Lundi 8 juillet 2019