Top 6 personazhet më të ndjekur në Businessmag gjatë 2019 - Business Magazine Albania

Top 6 personazhet më të ndjekur në Businessmag gjatë 2019


Këtë vit, Businessmag ka sjellë pranë lexuesve qindra personazhe, vendas dhe të huaj, të cilët kanë ndarë me ne sfidat, sukseset dhe motivimin e tyre për të arritur aty ku janë. Ne ju sjellim personazhet më të lexuar, të cilët vërejmë se kanë të përbashkët aftësinë për të frymëzuar, për të shërbyer si model në biznes, apo në karrierën profesionale.

Krahas sipërmarrjeve tradicionale, tashmë është lehtësisht e dukshme mundësia e zhvillimit të modeleve të reja të biznesit, si ajo përmes ndikimin që mund të kesh tek ndjekësit, duke përdorur kanalet online të komunikimit.

Ja 6 personazhet më të lexuar në BM për 2019  

 

Valbona Begolli, sipërmarrëse AlbAcademy, AlbPastrim dhe AlbSolution

Dhjetë vitet e sipërmarrjes së saj, Valbona i kurorëzoi me maturimin dhe ndarjen e shërbimeve në 3 sipërmarrje të veçanta, të cilat po i administron me bashkëshortin dhe vëllain e saj e një staf mbi 100 të punësuar.

Së fundi Valbona, është angazhuar edhe në fushën e teknologjisë për shërbime hoteliere, për të cilat ka premtuar se do të na flaës shumë shpejt.

Në BusinessMag, artikulli i prezantuar i znj.Begolli, tërhoqi vëmendjen dhe komentet e lexuesve, frymën e biznesit dhe filozofinë e saj.

Gjatë intervistës për BM, Begolli tregoi se është sot aty pasi: ka ndjekur zemrën e saj, ka mësuar në çdo fazë të studimit e punës dhe ka gëzuar mbështetjen e bashkëshortit dhe vëllait të saj.

Pas studimeve dhe punës në Greqi, ajo zgjedh të vijë në Shqipëri me të njëjtin biznes të nisur atje.

Sot fokusi i Valbonës është rritja e formimit të stafit të saj dhe punonjësve të kompanive të ndryshme në fushën e shërbimit, përmes trajnimeve të AlbAcademy.

Valbona është një nga personazhet e emisionit tonë “Think Big”, prezantuar në gjysmën e parë të 2019.

Lexo: Valbona Begolli: Ndiq pasionin në biznes. Historia e sipërmarrëses që ka 3 fëmijë dhe 3 biznese

Shiko emisionin këtu

Vasil Naçi, Folës Motivues, sipërmarrës

Në edicionin e katërt të “Rrugës drejt Suksesit” salla plot nuk përbënte habi, as ditën e fundit kur dukej se ishin shtuar. Marrëdhënia me të tjerët, por mbi të gjitha me veten, është thelbësore. Rreth këtyre marrëdhënieve, jetës së shëndetshme, vlerave bazë, u motivuan të rinj, studentë, sipërmarrës, përsona të interesuar të çojnë në një nivel më të lartë karrierën e tyre.

Pjesëmarrësit e etur për të mësuar më shumë rreth mundësive të tyre për sukses, furnizuan Vasil Naçin me energjinë e nevojshme për të shkëlqyer për tre ditë rrjesht në skenë.

Shumë e rëndësishme për këto janë mesazhet që ne i japim vetes, mënyra si i flasim vetes.

Në praninë e prindërve të tij, të cilët mbanin shënime krahas më shumë se 2000 personave të vendosur në ambientet e City Park, ai tregon se ku e gjeti motivimin që kur ishte  vogël. Kur ishte ende në shkollën 8 vjeçare, shoku i babait të tij i premton se nëse do të dilte me të gjitha 10-a, do ta mbështeste të shkojë në shkollën “Skënderbej”. Ndërkohë, Babai i z.Naçi, thotë se, “ky po të dojë, del me të gjitha notat 10-a”.

Lexo: Rruga drejt Suksesit po përshkohet nga mijëra shqiptarë

Arlinda Çausholli, Fit For Future

Arlinda Çausholli, me një intesitet të gjerë në të gjithë Shqipërinë të Trajnimeve Fit For Future, ajo është e ndjekur nga të rinj, mësues dhe shoqëria.

Të dhënat tregojnë se artikulli kushtuar Arlindës ka ngjallur interes, pikërisht për frymën, objektivat dhe këndvështrimin që Arlinda shpalos.

Fit for Future është një program që lind në vitin 2013 me objektiv trajnimin dhe motivimin e punonjësve të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, ku Alinda është drejtore e Departamentit të Komunikimit. Sot, ky program shtrihet në të gjithë Shqipërinë, Kosovën, me dëshirën për të kontribuar dhe frymëzuar individët e profesioneve dhe moshave të ndryshme, por që ndajnë të njëjtat dëshira e qëllime. Programi i Komunikimit Fit For Future (FFF), ka për qëllim të zhvillojë personalisht, të promovojë cilësinë e komunikimit profesional dhe njerëzor, të japë nota të mendimit pozitiv dhe të krijojë një frymë bashkëpunimi në grup.

Ejup Ahmeti, sipërmarrës i Doni Fruits

Shqipëria është dashuria e djemve nga Kosova e Maqedonia e Veriut. Ata, krahas emocioneve që po përjetojnë nga zhvillimi i suksesshëm i biznesit, janë të lumtur për efektin që puna e tyre po jep në Shqipëri.

Ejupi Ahmeti, gjatë intervistës së zhvilluar në Think Big ka thënë se, “Shqipëria është një dashuri e madhe për ne. Por, Shqipërinë e duam më shumë kur e zhvillojmë dhe investojmë. Vetëm me ekonomi mund ta zhvillojmë kombin”.

Besimi, i cili krijohet nga marrëdhënie të mira, e ka çuar Doni Fruits dhe Ejupin në këtë pikë. Ai është i bindur se, “sot, të jesh fermer në republikën e Shqipërisë është krenari. Për të gjithë ata që duan të arrijnë diçka në tokën e bekuar të Shqipërisë, është bujqësia”.

Gjatë intervistës ai ka ftuar të gjithë ata që janë në mëdyshje për të nisur investimet, të investojnë në Shqipëri. “Shqipërinë e do kur punon për të dhe kur investon në të. Dhe ne e kemi kryer dhe përmbushur këtë amanet. Kjo është dhe një ëndërr që neve na përmbush më së shumti, të punojmë dhe të zhvillojmë Shqipërinë. Kemi patur fatin të jemi pionier të kësaj pune. Vetëm me ekonomi mund ta forcjmë kombin. Energjia e Ejupit, fryma pozitive e tij vjen nga vetë ai. “Burim frymëzimi nuk kam patur asnjë model. Modelin jam munduar ta krijoj vetë”.

Lexo: Doni Fruits, një kompani që e do Shqipërinë

Ndiq emisionin Këtu

Sara Karaj, influencer

Që studente, Sara Karaj ka ditur shumë mirë të krijojë një karrierë të suksesshme. Ndër vlogeret e parë shqiptare ajo gëzon shumë popullaritet.

Sara ka zgjedhur You Tube dhe Instagram për të ndarë me të tjerët pasionin e saj për makeup-in. Pas një angazhimi trevjeçar Sara ka arritur të ndërtojë një sipërmarrje të vertëtë. Ajo ka një staf që punon për të dhe gjeneron të ardhura të mjaftueshme përmes punës si vlogere. Sara u njoh me lexuesin e BusinessMag përmes emisionit “Think Big”, ku rrëfeu historinë e saj të suksesit si dhe foli për projektet me të cilat është angazhuar.

Puna e saj është e shtrirë edhe jashtë vendit. Fillimisht ajo lidhi kontrata me kompani të huaja për promovimin e produkteve, e më vonë edhe me kompani shqiptare.

Modeli i biznesit të Sarës, futet tek modelet e reja të biznesit dhe mund të zhvillohet lehtësisht nga të rinjtë që kanë pasion të mësojnë dhe të ndajnë informacine me ndjekësit. Në këtë rast, ju thjesht nuk duhet t’i druheni audiencës. Përkundrazi, ju duhet ta keni pasion të jeni shumë të ndjekur.

Ndiq emisionin Këtu

Edlira Mali, Pedagoge, mentore, Beder

Edlira Mali është pedagogia mentore në Kolegjin Universitar Bedër. E quajmë kështu pasi, roli i saj kalon atë të një profesori klasik. Kur u prezantua në universitet 5 vite më parë, përmbysi tërësisht lëndën e marketingut “Konceptim e Menaxhim Fushatash”. Teoria nuk do t’i jepte kënaqësinë e nevojshme, e mbi të gjitha studentëve nuk do t’u jepte njohuritë dhe aftësitë e duhura për të qenë marketerë të mirë, kreativë e mbresëlënës.

Falë reformimit tërësor të lëndës, nga teorike në praktike, Universiteti Bedër numëron sot disa fushata të suksesshme marketingu. Çdo vit kishte një temë të ndryshme, që nis dhe zhvillohet si një sipërmarrje e mirëfilltë, duke bërë që të dallojnë marketerë e madje edhe sipërmarrës, pasi fushatat e nismat vijuan shpesh edhe pas përfundimit të lëndës mësimore.

Teori ishin vetëm temat e para, të cilat të njohin me konceptin, larmishmërinë e fushatave. Më tej, lojtare në fushë është praktika, imagjinata e studentëve, dialogu, debati, bashkëpunimi dhe rezultati. Një nga fazat më të rëndësishme të lëndës së Edlira Malit, është ajo e përzgjedhjes së temës së fushatës nëpërmjet brainstorming. Kjo vjen pas propozimit të qindra temave nga studentët, diskutimit, argumentave, skartimit, kombinimit – i gjithë ky një proces shumë frutdhënës për të gjithë pasi u mëson rregullat bazë dhe praktikën e vendimmarrjes në ekip.

Lexo: Edlira Mali, pedagogia mentore e marketingut

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0