Tirana merr titullin "Qyteti Europian i Sportit 2023" - Business Magazine Albania

Tirana merr titullin “Qyteti Europian i Sportit 2023”

Tirana është edhe zyrtarisht “Qyteti Europian i Sportit” për vitin 2023, ndërsa  titullin e mori kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një ceremoni të mbajtur në selinë e Parlamentit Europian në Bruksel.

Veliaj shoqërohej nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, Presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli dhe zv/ministri i Arsimit dhe Sportit, Endri Hoxha.

Në fjalën e tij, Veliaj tha se viti 2023 do t’i kushtohet tërësisht sportit në kryeqytet dhe se do të jetë një parapërgatitje e mirë për Shqipërinë në Lojërat Olimpike 2024 dhe ato Mesdhetare.

Është një mënyrë e mirë për t’u përgatitur për Lojërat Olimpike në 2024 dhe për Lojërat Mesdhetare në vitin 2026. Një njeri mund të fitojë një ndeshje, por duhet një skuadër për të fituar një kampionat dhe sot skuadra e Tiranës, e ka fituar këtë kampionat,” vijoi Veliaj.

Nga ana e tij, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e konsideroi titullin si “përmbyllje kuptimplotë e vitit 2022 për Tiranën, por edhe fillimi më i bukur për vitin 2023”.

Po të kemi parasysh se, në vitin 2022, Tirana ishte Kryeqyteti i Europës për Rininë, dhe në fakt, si kryeqytet i tillë ka mikpritur aktivitete shumë të rëndësishme, duke mos harruar finalen e rëndësishme të Ligës së Konferencës së 25 majit në Tiranë, shpallja këtu, në selinë qendrore të Parlamentit Europian, në Bruksel, e Tiranës ‘Qyteti Europian i Sportit’ është një mesazh shumë i rëndësishëm për gjithë atë që po ndodh, transformimin e rëndësishëm që Tirana po përjeton dhe me një fokus të veçantë tek sportet. Viti 2023 do ta gjejë Tiranën me projekte të mëdha të zhvillimit të fushave sportive, jo vetëm në atë që është sporti më i dashur, futbolli, por edhe në plot sporte të tjera, që lidhen me aktivitetin olimpik. Ringjallja e aktivitetit olimpik në Shqipëri është gjëja e duhur. Prandaj, gjej rastin ta uroj Erion Veliajn dhe Bashkinë e Tiranës për punën e shkëlqyer. Vlerësimi për ta shpallur Tiranën ‘Qyteti Europian i Sportit’ lidhet me politikat e ndërmarra nga bashkia dhe me vizionin e zhvillimit të qytetit të Tiranës, jo vetëm si kryeqytet i Shqipërisë, por tashmë si një kryeqytet i sportit evropian,” u shpreh Balla.

Kujtojmë që Tirana këtë vit ka mbajtur stafetën ‘Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë’, ku një sërë aktivitetesh janë organizuar për të rinjtë në të gjithë vendin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0