Tirana Arduino Trainings #5 - Business Magazine Albania

Tirana Arduino Trainings #5


Keni dëshirë të aftësoheni në ndërtimin e qarqeve elektronike robotike Arduino? Keni dëshirë të merrni njohuri të reja mbi teknologjinë, se si funksionojnë robotët, se si mund të ndërtojmë një dron, se si mund të bëni shkencë nëpërmjet Arduino? Nuk nevojitet që ju të jeni shkencëtar, inxhinier apo programues, mjafton të keni dëshirën për të mësuar, për të tjerat mendojmë ne. Ejani dhe merrni pjesë në seminaret trajnuese mbi paketën Arduino të organizuar nga EESTEC (Electrical Engineering European STudents assoCiation). Pjesëmarrësit do të testojnë nga ana praktike, nëpërmjet instruktorëve pajisjet që do të vihen në dispozicion. Do të përzgjidhen skuadra prej 3 personash dhe do t’ju jepen projekte konkrete për të realizuar në platformën Arduino. Në në fund të trajnimit do të pajiseni me çertifikatë.

Çfarë është EESTEC?
EESTEC (Electrical Engineering Students’ European assoCiation) është një organizatë jo-fitimprurëse jo-politike për studentët e inxhienerisë elektrike dhe të shkencave kompjuterike (EECS) në universitet, shkolla teknike të institucionalizuara në Europë që japin një diplomë inxhienerike. Qëllimi është të mbështesim dhe zhvillojmë kontakte ndërkombëtare dhe të shkëmbejmë ide ndërmjet studentëve të EECS. Shoqata e arrin qëllimin e saj duke përmirësuar njohuritë teknike të studentëve të EECS, duke i përfshirë ata në industri dhe në sistemin edukues të vendeve të tjera.

Çfarë është Arduino?
Arduino është një platformë modelimi elektronik me burim kodi të hapur, bazuar në software dhe hardware fleksibël dhe i lehtë në përdorim. Është bërë me qëllim për artistët, dizajnerat, hobistët dhe çdo kënd që ka interes në krijimin e mjediseve dhe objekteve bashkëvepruese. Kjo platformë ka si qëllim që të përdoret për zgjidhjen e problemeve në jetën e përditshme.

Metodologjia e Kursit
Do të mësohen bazat e elektronikës dhe parimit të punës me micro-controllerat e ndryshëm. Do të kuptojmë se si funksionojnë në jetën reale pajisjet e ndryshme elektronike dhe si mund t’i komandojmë ato duke përdorur një bord Arduino. Do të fillojme me pajisjet e ndryshme Dihjitale dhe me pas do të kalojmë tek të dhënat Analoge.

Seminar trajnimi: Tirana Arduino Trainings #5
Organizator: EESTEC LC Tirana
Numri i pjesëmarrësve: 15
Numri i seancave: 8 X 3 orë
Pagesa: 30 €
Formulari aplikimit: https://goo.gl/forms/OGQPx6ULWW5Bd6bK2
Afati aplikimit: 4 Prill 2018

Trajnimi fillon në datën 9 Prill. Pjesëmarrësit do të informohen me e-mail.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0