TIME'S UP...koha për ndryshim - Business Magazine Albania

TIME’S UP…koha për ndryshim


Shkruar nga Kostandin Feshti

Po jetojmë në një kohë ku të gjithë po marrin në kontroll frenat e jetës së tyre. Femrat po kërkojnë atë çfarë ato meritojnë. Meshkujt gjithashtu po paguajnë dëmet e veprimeve të tyre. me pak fjalë: KARMA po vendos çdo gur në vend të vet.

Është e çuditshme se si për një periudhë kohore kaq të shkurtër, gati 2 vite e gjysmë, mund të ndryshojnë kaq shumë gjëra. Ishte viti 2017 ai që lançoi një nga “revolucionet” më të mëdha ndonjëherë, “Revolucioni Femëror”. Momentumi ku gratë e Hollivudit u ngritën në këmbë e të bashkuara nisën luftën kundrejt atyre që iu kishin mbyllur dyert në fytyrë sepse:

1) Ishin Femra,

2) Si shumë viktima para tyre, të cilat ngritën zërin, nuk kishin pranuar të gjunjëzohen para një sistemi patriarkal.

Sigurisht që kjo ndodhi nuk u prit mirë, aspak, por solli NDRYSHIM, për të cilin bota kishte pritur një kohë të gjatë. “Golden Globes 2017” ishte evenimenti i parë ku femra e vajza nga media të mbarë botës, nga produksione kinematografike nga i gjithë globi, u solidarizuan me nismën “TIME’S UP”, duke e bërë kështu tapetin e kuq jo më një pasarelë mode, por një platformë aktivizmi. Të gjitha të veshura me të zeza, e në veshjet e tyre dallohej vetëm një simbol, ai, “Trëndafili i Bardhë”, i pastër, i bukur, i rafinuar, ashtu si pikësynimi për figurën e femrës, për të cilën shume vazhdojnë të luftojnë edhe sot. Ky trëndafil u adapatua nga “Brit Awards” e më pas tek “Grammy Awards” e kështu me rradhë, duke u bërë plotësisht simbol i një lëvizjeje me impakt global.

Lady Gaga, Grammy’s 2018

Lady Gaga, Grammy’s 2018

Por, sigurisht që e gjithë kjo kryengritje do të kishte dhe pasoja. Vërtetë Harvey me miq u dënuan, si për shembull dhe rasti i Bill Cosby, i cili ishte akuzuar nga më shumë se 30 femra se i kishte droguar ato dhe se kishte abuzuar me to. Dakord! Këto “burra” morën atë që meritonin, por me median, me emisionet daytime dhe primetime, çfarë ndodhi?…

Lexo: Të jesh grua në Shqipëri…

U kufizuan. U kufizuan në skenare, në tema, në pyetje për të ftuarit. I gjithë ky kufizim si pasojë e një prej lëvizjeve më të mëdha që ka parë njeriu. Tanimë lirshmëria e mendimit dhe e shprehjes së tij ishte kufizuar. A ranë të gjithë dakord me këtë? PO… Sepse deri më sot nga lirshmëria e madhe dhe nga abuzimi që po i bëhej kësaj të drejte, njerëzit po shkelnin një të drejtë tjetër, atë të të pasurit privatësi. Për çfarëdo lloj teme që përfshinte gratë, njerëzit flisnin në mënyrë të hapur, madje duke shkelur dhe mbi karakterin e tyre dhe mbi faktet e çështjeve që trajtoheshin. Me këtë ndodhi njerëzit ishin lodhur. Ata pranuan të mendoheshin mirë për çfarë do të thonin apo do të postonin në rrjete sociale, duke i filturar pak mendimet e duke gjetur fjalët e duhura për shpalosjen e opinionit personal.

Holly Willoughby, Brit’s 2018

U hapën arkivat. Njerëzit filluan të gërrmonin në të shkuarën e personazheve të ndryshëm duke gjetur kështu postime të errëta që shumë nga “suportues” të kësaj kauze kishin bërë kohë më parë. Dhe vërtetë “e kaluara, mbetet në të kaluarën”, por ka ca mendësi që të shoqërojnë dhe në të ardhmen. Prandaj dhe ky “zbulim” që njerëzit filluan të kryenin, ishte një faktor tjetër që ndikoi në kujdesin e asaj çfarë postohet në rrjete dhe asaj çfarë ndahet me publikun dhe mënyra se si e ndan.

Lexo: Mimoza Hajdarmataj, gruaja që po fuqizon gratë

Por nuk ndaloi vetëm në 2018. E gjithë kjo lëvizje vazhdon dhe sot. Ka akoma sot femra në mbarë globin të cilat po luftojnë për të drejtat e tyre. Ke akoma gra e vajza të cilat po kryejnë ndryshime thelbësore në Arabinë Saudite. Por, ka akoma femra të cilat po abuzohen, po vriten, nga qënie të sëmura e monstruoze. Por dhe për këtë po luftohet. Jo vetëm tek ne, por në të gjithë rruzullin tokësor. Mund të marrim parasysh rastin e R-Kelly, ku femrat po ngrihen e po zhurmojnë me rastet e tyre të abuzimit nga një figurë e njohur e kulturës pop. Dokumentari “Surviving R-Kelly” shpalos dhe zbulon të vërteta mbi tramuat që shumë femra kanë kaluar nga ky njeri, i cili ka arritur në pikën deri ku i ka rrëmbyer ato. Ky dokumentar me peshë kaq të madhe ka bërë që dhe Lady Gaga të hedhë poshtë bashkëpunimin e saj me R-Kelly, duke fshirë kështu këngën “Do What U Want”, i cili ka një tematikë, ku për kohën që po jetojmë, është fyese dhe ulëse kundrejt femrave, dhe për këtë Lady Gaga ka kërkuar ndjesë.

Pra, po jetojmë në një koha ku femra ka peshë, ku femra ka forcë. Po jetojmë në një kohë ku më të vërtetë mund të mësojmë nga gabimet e së kaluarës për t’a bërë të ardhmen më të mirë. Po jetojmë në një kohë ku pendesa vlen dhe ndëshkimi merret. Po jetojmë në një kohë ku ndryshimi është i nevojshëm. KOHA PËR NDRYSHIM… “TIME IS WAY UP”.

Golden Globes 2018

 

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0