Timak, mes vështirësish përgatit autoambulancat për Ukrainën - Business Magazine Albania

Timak, mes vështirësish përgatit autoambulancat për Ukrainën

Timak

Një kompani e vogël në Shqipëri po punon për të plotësuar kërkesën e lartë për ambulanca për Ukrainën. Kompania Timak ka marrë tashmë porosinë e parë, nga disa të tilla, për ambulancat që agjencitë qeveritare synojnë t’i dërgojnë në Ukrainë, por po has vështirësi për përgatitjen e tyre.

Me një personel prej 14 personash, kompania Timak ka marrë porosinë për të përgatitur deri në 500 ambulanca, por ajo përballet me problemet e furnizimit të pamjaftueshëm me automjete që mund të konvertohen në autoambulanca.

“Kërkesat kanë qenë për 500 autoambulanca, ambulanca të blinduara, por është problemi i shasive që nuk gjenden tani. Dhe pas kësaj ka një kërkesë tjetër për 42 dhe 50 të tjera”, thotë Arjeta Puca, pronarja e fabrikës së ambulancave të firmës Timak.

Punonjësit marrin furgonë të rinj të markës Ford dhe u instalojnë fenelina blu, sirena, bombola oksigjeni dhe mjete të tjera.

11 ambulancat e para u porositën nga një agjensi e OKB-së. Kur të përfundohen, ato do të transportohen për në Poloni dhe në vazhdim në Ukrainë.

Lexo: Koleksioni i parë i modës në botë krijuar nëpërmjet një smartfoni

Oferta fillestare ndoshta nuk ishte shumë e favorshme nga pikëpamja komerciale, si dhe u paraqit në një kohë shumë të shkurtër. Por, zonja Puca thotë se u ndjenë të detyruar ta pranonin.

“Na dhanë një buxhet shumë të caktuar. Normalisht nuk është një buxhet për t’u pranuar për të prodhuar autoambulanca, sidomos në një kohë shumë të shkurtër. Normalisht kemi dëshirën të kemi kontributin tonë për Ukrainën dhe e pranuam. Është një gjë për të cilën nuk mendohet vetëm pjesa e parave”, thotë ajo.

Megjithë ngarkesën e lartë në punë, punonjësit thonë se po bëjnë ç’të munden për ta përmbushur këtë nevojë.

“Ndjejmë atë ç’po ndodh atje dhe po punojmë me pasion këtu që t’i bëjmë gati ambulancat për Ukrainën”, thotë Izet Bytyçi, marangoz në kompaninë “Timak”.

Që kur Rusia sulmoi Ukrainën, Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s, u është bashkuar vendeve evropiane që kanë vendosur sanksione ekonomike dhe ua ka ndaluar aeroplanëve rusë që të fluturojnë në hapësirën e saj ajrore.

VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0