Tim Cook: "Asgjë nuk të pengon të jesh i suksesshëm"

Tim Cook: “Asgjë nuk të pengon të jesh i suksesshëm”


Para 4 vjetësh, Tim Cook u bë CEO i parë gej i një kompanie gjigande teknologjie. Ai thotë se është i lumtur për këtë dhe vendimin që ka marrë.

“Jam shumë krenar,” thotë CEO i Apple gjatë një interviste për CNN International. “Të qenurit gej është dhurata më e bukur që Zoti më ka bërë.”

Cook e deklaroi orientimin e tij seksual më 30 Tetor 2014.

“Unë vendosa të dal publikisht sepse fillova të marr mesazhe nga fëmijë që lexonin se unë isha gej,” tha ai.
Ai tha se emailet dhe letrat vinin nga fëmijë të cilët ishin braktisur, dhunuar ose abuzuar për shkak të orientimit seksual.

“Më duhej të bëja diçka për ta”, tha Cook. Ai donte t’u demonstronte fëmijëve homoseksualë se “mund të jenë homoseksualë dhe të vazhdojnë të bëjnë punë të mëdha në jetë”.

Cook tha se ishte i shokuar që u zgjodh CEO i parë i një kompanie si Apple.

“Mësova se ishte si të jetoja në një pakicë,” tha Cook për CNN. “Ndjenja e të qënit në një minoritet ju jep një nivel ndjeshmërie për njerëzit e tjerë si ju.”

Komentet paragjykuese gjithashtu ua kanë bërë lëkurën më të trashë, tha Cook.

/Wgno

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0