Tik Tok nën investigim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës - Business Magazine Albania

Tik Tok nën investigim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

TikTok është nën hetim nga një grup dypartiak i prokurorëve të përgjithshëm të SHBA për të përcaktuar nëse dizajni, funksionimi dhe promovimi i platformës popullore ndikon negativisht në shëndetin fizik ose mendor të përdoruesve të rinj në moshë.

Prokurorët e përgjithshëm po kërkojnë të zbulojnë nëse aplikacioni i videos me formë të shkurtër ka shkelur ligjet shtetërore për mbrojtjen e konsumatorëve.

Hetimi është hapi i rradhës ndaj “presionit” për mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijëve në internet. Të martën në mbrëmje, presidenti Joe Biden bëri thirrje në mënyrë eksplicite për ndalimin e reklamave të synuara për fëmijët në mediat sociale.

Prokurorët do të shqyrtojnë dëmet e mundshme për të rinjtë që përdorin aplikacionin dhe atë që TikTok dinte për këto dëme. Kjo do të përfshijë ri-shikimin e teknikave që përdor TikTok për të rritur angazhimin, për të rritur kohën e kaluar në aplikacion dhe frekuencën e përdorimit.

Hetimi drejtohet nga prokurorë të përgjithshëm nga Kalifornia, Florida, Kentaki, Massachusetts, Nebraska, Nju Xhersi, Tenesi dhe Vermonti.

I njëjti grup po drejton gjithashtu një hetim ndaj Meta të Facebook, që dyshohet se ka promovuar Instagramin tek përdoruesit e rinj, pavarësisht nga njohuritë për dëmet e mundshme të tij.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0