Thirrje për Projekt-ide në kuadër të Tirana European Youth Capital 2022 - Business Magazine Albania

Thirrje për Projekt-ide në kuadër të Tirana European Youth Capital 2022

Projekt-ide

Data e publikimit të Thirrjes: 9 Dhjetor 2021

Afati për aplikime: 9 Janar 2022

Ftojmë Organizatat e Shoqërisë Civile, grupet Jo Formale dhe individë të cilat kanë në fokus të punës së tyre Rininë, të aplikojnë me Projekt Ide sipas udhëzimeve të mëposhtme.

Përshkrimi i Thirrjes për Projekt Ide, kontekstit dhe afateve të saj

Kryeqyteti Evropian i Rinisë është një titull që jepet nga Forumi Evropian i Rinisë i krijuar për të fuqizuar të rinjtë, për të nxitur pjesëmarrjen e të rinjve dhe për të forcuar identitetin evropian.

Çdo vit, pas një aplikimi serioz dhe shumë konkurrues, një qyteti të ri evropian i jepet shansi për të shfaqur idetë, projektet dhe aktivitetet e tij novatore që synojnë të fuqizojnë të rinjtë dhe të sjellin një perspektivë të re rinore në të gjitha aspektet e jetës së qytetit.

Nga transporti publik dhe infrastruktura tek programet social-kulturore, arsimore dhe pjesëmarrja në politikë bërje, titulli Kryeqyteti Evropian i Rinisë fton qytetet anembanë kontinentit të ri mendojnë se si të angazhojnë dhe të përfshijnë të rinjtë.

Në vitin 2018 pas një reflektimi disa mujor dhe disa takimeve koncertuese, Kongresi Rinor Kombëtar vendosi t’i drejtohet Bashkisë Tiranë si institucion përgjegjës i qeverisjes lokale të Tiranës për të ndërtuar një urë bashkëpunimi e për të aplikuar për këtë titull.

Kongresi Rinor Kombëtar është një organizatë ombrellë organizatash rinore, grupesh Jo Formale, forumesh rinore të partive politike, me një përfaqësi prej më shumë se 120 entitetesh, me qëllim shkëmbimin e informacionit, nxjerrjen në pah të çështjeve të të rinjve, advokimin dhe lobimin për zgjidhjen e këtyre çështjeve dhe ngritjen e kapaciteteve për të gjitha entitetet e përfshira në rrjet.

Puna e zhvilluar në kuadër të aplikimit të EYC  u përshkua nga një seri konsultimesh dhe takimesh sistematike me organizata rinore e grupe Jo Formale mbi identifikimin e prioriteteve dhe thurjes së programit për tu prezantuar në këtë aplikim. Sugjerimet dhe rekomandimet e evidentuara në këto konsultime u gërshetuan me Planin kombëtar të veprimit 2015-2020, Plani lokal i veprimit për Rininë 2020-2023 dhe Strategjia lokale për Rininë, Bashkia Tiranë.

Pas një rrugëtimi që zgjati më shumë se një vit grupi i punës i Kongresit Rinor Kombëtar, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, arriti të ndërtojë një Projekt-Program të plotë dhe tejet ambicioz, i cili u vlerësua nga juria e EYF si aplikimi fitues, duke bërë që Tiranës t’i atribuohet titulli e të kthehet në Kryeqytetin Evropian të të rinjve për vitin 2022.

TEYC2022 paraqitet si një makro program që do të zgjasë 365 ditë, gjatë të cilave do i jepet jetë një kalendari projektesh me iniciativa e aktivitete të shumta, të cilat do të mbulojnë një gamë të gjerë tematikash e prioritetesh që shohin në qendër Rininë.

Ky program synon të fuqizojë Rininë duke krijuar mundësi të reja e duke i dhënë asaj një dimension evropian. Ndër të tjera programi synon:

  • të sjellë ndryshime pozitive;
  • të inkurajojë pjesëmarrjen aktive;
  • të promovojë vullnetarizmin;
  • të nxisë identitetin evropian;
  • të promovoje e të mbrojë diversitetin dhe gjithë përfshirjen;
  • të fuqizojë organizatat rinore;
  • të rrisë investimet për të rinjtë;
  • të transformojë qytetin në një pikë ndërkombëtare takimi;
  • të krijojë rrjetëzime dhe sinergji mes të rinjve nga e gjithë Evropa.

TEYC2022 do të zbatohet përmes 8 Programeve, të cilët qëndrojnë si kolona mbajtëse të të gjithë makro programit Activ∞. 

Qëllimi i Thirrjes

Kjo thirrje për projekt ide është në zbatim të drejtpërdrejtë të programit Activ∞ të parashikuar në TEYC2022. Ky program është ideuar në bazë të situatës aktuale të rinisë në Republikën e Shqipërisë, nevojave dhe perspektivës së tyre, modeleve më të mira Evropiane për nxitjen e rinisë që të jenë pjesë aktive e jetës së qytetit, shprehjen dhe zbatimit e ideve të tyre për zhvillim etj. Për programin Activ∞ Kongresi Rinor Kombëtar ka konsultuar grupe të shumta interesi si institucione qendrore dhe vendore, donatorë, organizata të shoqërisë civile, grupe jo-formale të cilat kanë në fokus rininë etj. Kjo thirrje për projekt ide synon mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile, grupeve Jo Formale dhe individ të cilët do të financohen për të zbatuar programet e parashikuara të TEYC2022 sipas Aneksit Nr. 6, në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Si aplikohet në këtë thirrje për projekt Ide?

Çdo organizatë e shoqërisë civile/grup Jo Formal/individ të cilët plotësojnë kriteret sipas pikës 5 të Aneksit Nr. 5 “Udhëzuesi i plotësimit të aplikimit për Projekt Ide” në kuadër të TEYC2022, mund të aplikojë duke dorëzuar:

  1. Formatin e plotësuar të Projekt Idesë (Aneks Nr. 1)
  2. Buxhetin e parashikuar sipas aktiviteteve (Aneks Nr. 2)
  3. Dokumentet identifikues dhe/ose mbështetës (Aneks Nr. 3)

Vini re! Dokumentet e listuar më sipër duhet të dërgohen në adresën e postës elektronike: aplikime@krk-teyc2022.al brenda datës 9 Janar 2022 ora 17:00. Dokumentet, sipas kritereve të Aneksit nr. 3, do të dorëzohen fizikisht gjatë fazës së negocimit me kërkesë të stafit të KRK.

Për më shumë informacion mbi kushtet, kriteret, vlerësimin dhe afatet, ju lutem referojuni Aneksi 5 “Udhëzuesi i Thirrjes” në kuadër të TEYC2022.

Procesi i përzgjedhjes dhe fazat e tjera

Shënim: Duke qenë se thirrja nuk është e bazuar në parimin e konkurrencës dhe qëllimi i TEYC2022 është që të akomodojë maksimalisht projekt idetë pa humbur cilësinë dhe konform qëllimit të titullit, Ju ftojmë të lexoni me kujdes pikat e poshtë përmendura.

Në përfundim të afatit të kësaj thirrje, 9 Janar 2022, do të shqyrtohen dhe vlerësohen të gjitha aplikimet e dorëzuara.

Për projekt idetë të cilat kanë kaluar kontrollin administrativ, por ky i fundit ka hapësirë për përmirësim/qartësim ose ka pikë prerje me aplikues të tjerë, do të ftohet nga Autoriteti Kontraktues (KRK), për një takim negociues. Ky proces parashikohet të ndodhë gjatë muajit Janar 2022, ku aplikuesve do u jepet mundësia e përmirësimit të aplikimeve të tyre;

Për projekt idetë të cilat do të kalojnë me sukses fazën e negocimit, aplikuesit do të ftohen të nënshkruajnë kontratën me Kongresin Rinor Kombëtar brenda muajit Janar 2022;

Për projekt idetë, aplikuesi/it e të cilave nuk plotësojnë kriteret teknike, do të njoftohen mbi statusin e aplikimit brenda muajit Janar 2022.

Paketën e plotë të aplikimit mund ta shkarkoni këtu: SHKARKO PAKETËN

Lexoni: Tirana fiton çmimin Kryeqytet Europian për Rininë 2022

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0