Thënie frymëzuese nga Tony Robbins - Business Magazine Albania

Thënie frymëzuese nga Tony Robbins


Tony Robbins është një nga trajnerët më të njohur dhe më popullor në botë. Ai u rrit shumë i varfër.

Njerku i tij, i cili punonte si tregtar, luftoi shumë për t’u kujdesur për familjen dhe shpesh ata nuk e përballonin dot të festonin Krishtlindjet apo Vitin e Ri.

Kur Robbins ishte adoleshent, mamaja e tij dëshironte që ai të bëhej një shofer kamioni në mënyrë që të fitonte dyfishin e parave që fitonte i ati, por ai vet zgjodhi të ndiqte pasionin në vend të parave. Ai vendosi të ndihmonte njerëzit në nevojë. Një vendim ky i zgjuar, duke parë që sot pasuria e tij vlen miliarda dollarë.

Ai është autor i shumë librave të suksesshëm si: Money”, “Master the Game” dhe “Awaken the Giant” within. Ai gjithashtu ka trajnuar disa nga njerëzit më të suksesshëm në botë si Oprah, Andre Agassi, Leonardo DiCaprio dhe Bill Clinton. Edhe pse teknikat e tij të trajnimit janë kundërshtuese, ai mbetet një nga personalitetet më të famshëm në botë.

Suksesi vjen si rezultat e punës së vazhdueshme dhe pse jo këshillave të një mentori të mirë. Prandaj, BusinessMag ju njeh me disa nga thëniet më të mira të Tony Robbins të cilat do t’iu frymëzojnë të ndryshoni jetën tuaj:

“Identifiko problemet e tua, por fokusoje energjinë dhe fuqinë tënde te zgjidhjet.”

“E shkuara nuk barazohet me të ardhmen tuaj.”

“Çdo problem është një dhuratë. Pa probleme ne nuk mund të rritemi.”

thenie-frymezuese-nga-tony-robbins-businessmag

“Në jetë ju duhet ose frymëzim ose dëshpërim.”

“Nëse nuk mundeni, atëherë ju duhet. Nëse ju duhet, atëherë ju mundeni.”

“Sukses do të thotë të bësh atë që do, kur ti do, ku ti e do, me kë e do, aq shumë sa ti do.”

“Ne nuk mund t’a ndryshojmë jetën tonë. Ne mund të bëjmë, kemi dhe jemi pikërisht çfarë dëshirojmë.”

“Kur je mirënjohës frika zhduket dhe begatia shfaqet.”

“Takimi i përgatitjes me mundësinë gjeneron atë që ne e quajmë fat.”

thenie-frymezuese-nga-tony-robbins-businessmag

“Nëse ju bëni atë që keni bërë gjithmonë, atëherë do të merrni atë që keni marrë gjithmonë. “

“Cilësia e jetës suaj është cilësia e mardhënieve tuaja.”

“Momentet kur ju merrni vendime janë ato q ëi japin formë fatit tuaj.”

“Një vendim i vërtetë matet nga fakti se ju keni marrë një veprim të ri. Nëse nuk ka asnjë veprim, ju nuk e keni vendosur me të vërtetë.”

“Në jetë, shumë njerëz e dinë çfarë bëjnë, por pak prej tyre bëjnë atë që dinë. Të dish nuk mjafton! Ti duhet të veprosh.”

thenie-frymezuese-nga-tony-robbins-businessmag

“Shumica e njerëzve dështojnë në jetë pasi u japin prioritet gjërave të vogla.”

“Njerëzit e suksesshëm bëjnë pyetje më të mira dhe si rezultat ata marrin përgjigje më të mira.”

“Unë ju sfidoj t’a bëni jetën tuaj një kryevepër. Ju sfidoj të bashkoheni në rradhët e atyre njerëzve të cilët jetojnë ato që mësojnë dhe bëjnë realitet ato që thonë.”

/GoalCast

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0