Thënia më e bukur që motivon Jeff Bezos

Thënia më e bukur që motivon Jeff Bezos


Përveç funksionit të zakonshëm, frigoriferët shërbejnë dhe si një tablo ku mund të reklamojmë të gjitha shënimet, fotot, vizatimet dhe magnetët nga vendet e ndryshme që kemi vizituar.  Miliarderi Jeff Bezos së fundmi zbuloi thënien e tij të preferuar të cilën e mban në frigorifer.

Lexoni: Jeff Bezos: “Përpara se të merrni vendime, bëjini vetes këtë pyetje.”

“E dua këtë thënie. Ka qenë në frigoriferin tim për vite, dh e shoh sa herë që hap derën,” shkruan Bezos në një postim në Twitter.

“Të qeshësh shpesh dhe shumë; Të fitosh respektin e njerëzve inteligjentë dhe dashurinë e fëmijëve; Të fitosh vlerësimin e kritikëve të sinqertë dhe të durosh tradhtinë e miqve të rremë; Të vlerësosh bukurinë, të gjesh më të mirën te të tjerët; Ta bësh botën pak më të mirë, qoftë nga një fëmijë i shëndetshëm, një copë kopshti, ose një gjendje sociale e shpenguar; Të dish se dikush ka marrë frymë më lehtë vetëm sepse ti ke jetuar. Kjo do të thotë kesh sukses.

Ralph Waldo Emerson.”

Ndërkohë që lexoni thënien në frigoriferin e Bezos, çfarë ju vjen në mendje? Po ju, a po punoni për të arritur ndonjë nga këto elementë suksesi? Nëse jo, pse mos të filloni që sot?

Jeff Bezos ka dhënë shumë fjalë të fuqishme rreth suksesit të cilat mund t’i ndiqni për t’u motivuar.

Lexoni: Thënie për lidershipin nga drejtuesit më me ndikim në botë

Çfarëdo që vendos të bësh më vonë, bëj më të mirën dhe sigurohu që kjo do të lejojë ta bësh botën një vend më të mirë seç ka qenë dje. Ky është suksesi i vërtet.

/GoalCast

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0