The Freestyle, projektori i gjithanshëm që shndërron çdo hapësirë në një kinema me 5 yje - Business Magazine Albania

The Freestyle, projektori i gjithanshëm që shndërron çdo hapësirë në një kinema me 5 yje

Deri më sot asnjë medium apo kanal komunikimi nuk është zhdukur, por teknologjia thjesht ka shndërruar mënyrën sesi ne dëgjojmë radion, lexojmë gazetën apo shohim televizor !  Po sikur t’ju themi që së fundmi Samung Electronics ka lançuar një projektor që do të zëvendësojë mënyrën se si ne shikojmë një film? Nëse kjo eksperiencë është shijuar më parë nga ekrani i laptopit, televizorit apo kinemasë, me The Freestyle projektorin e gjithanshme, ju do shihni filmat, videot tuaja të preferuara nga kudo që jeni. Praktik, i lehtë dhe shumë komod për t’u përdorur, projektori Freestyle do të jetë pajisja juaj e preferuar në çdo udhëtim. 

Pajisje e gjithanshme për argëtim maksimal

Kjo është teknologjia e parë në llojin e vet që ofron shikim dhe argëtim optimal në një formë kompakte. Pajisja argëtuese mund të përdoret në çdo mënyrë që konsumatorët preferojnë pasi Freestyle është një projektor, një altoparlant inteligjent dhe një ndriçues ambienti. 

Fleksibël, për t’ju përshtatur stilit të jetës të konsumatorëve, pajisja portative Freestyle peshon vetëm 830 gram duke ju lejuar ta merrni kudo me vete, pavarësisht nëse jeni duke udhëtuar, në shtëpi e jo vetëm. Me projektorin Freestyle çdo hapësirë mund të shndërrohet në një ekran me lehtësi. Mund të argëtoheni duke parë filma gjatë mbrëmjeve tuaja të kampingut, të mësoni apo punoni nga shtëpia, të shijoni një video call me miqtë, të shikoni programet televizive të preferuara edhe në dhomat ku nuk keni televizor apo thjesht t’i jepni jëtë ambjentit tuaj me ambient mode. Ndryshe nga projektorët konvencionalë, në formë kutie, The Freestyle lejon rrotullim deri në 180 gradë, duke ju mundësuar të shfaqni video me cilësi të lartë nga kudo, dysheme, mure apo edhe tavane.

Magjia e ekranit të madh, deri në 100 inç

Nëse mendoni se eksperienca me Freestyle është e zakonshme, gaboni. Ngjyrat e zbehta, cilësia jo e mirë e figurës i përket së shkuarës sepse Freestyle vjen me funksione të plota automatike të mundësuara nga teknologjia lider në  industri. Ju mund të projektoni ekrane nga 30 inç deri në një madhësi të pabesueshme prej 100 inç. Thënë thjesht, mund të krijoni kinemanë në shtëpinë tuaj nga nje distance vetëm 2,5 metra. Për më tepër, veçoria e fokusimit automatik lejon Freestyle të shfaqë një imazh të pastër kristal në çdo sipërfaqe, në çdo kënd duke siguruar një imazh krejtësisht proporcional çdo herë.

Të gjithë e dinë se eksperiencën e audios është po aq e rëndësishme sa e figurës, ndaj çdo përmbajtje audio-vizuale do të përjetohet në maksimum. Altoparlanti i fuqishëm i integruar i The Freestyle ofron tingull të pasur 360 gradë, kështu që do të merrni një përvojë audio përfshirëse nga kudo që jeni ulur.

Gjithçka që keni dëshiruar në një projektor inteligjent në formë kompakte

Freestyle ofron veçori të Smart TV, të disponueshme në televizorët inteligjentë Samsung dhe transmeton përmbajtjen direkt nga pajisjet celulare Android dhe iOS. Është projektori i parë portativ i industrisë që është i certifikuar nga partnerët kryesorë globalë OTT, duke u ofruar klientëve përvojën më të mirë të shikimit të përmbajtjes. Gjithashtu, mund ta kontrolloni projektorin vetëm nëpërmjet zërit tuaj me Samsung Bixby dhe Amazon Alexa të integruara. Nuk ka rëndësi se ku ndodheni pasi Freestyle është i pajtueshëm me bateritë e jashtme që mbështesin dalje USB-PD dhe 50w/20V ose më lart.  

Me Freestyle do të jeni kurdoherë gati për aventurën tuaj të radhës. Ky projektor inteligjent do të ndryshojë mënyrën sesi ju kaloni kohën e lirë duke e bërë atë më cilësore. Për më shumë informacion rreth projektorit The Freestyle, klikoni këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0