Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) ka dhënë vleresimin perfundimtar mbi te dhenat e performances arsimore të te rinjve në vendin tonë për vitin 2025.
Vetëm para pak kohësh grupmoshat 15 vjeç, i janë nënshtruar testeve në tre literatura kryesisht në gjuhë & letërsi, matematikë dhe shkencë ku nga rezultatet e provimeve të kryera Shqipëria eshtë renditur në vendin e 69 nga 80 vende të tjera pjesëmarrëse.
Publikimi i këtyre shifrave i kanë dhënë në këtë mënyrë një goditje të fortë sistemit arsimor vendas.
Po ashtu të dhënat e bankës botërore kane raportuar se 60% e te rinjve shgiptar janë analfabete funksionalë, e kryesisht në shkencat ekzakte.
Studiuesit kanë raportuar se ky numër krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian eshtë gati tre fish më i lartë dhe krahasuar me Serbinë është dyfish më i lartë. Ata kanë deklaruar në media se performanca e nxënësve ka qenë relativisht shumë e dobët ku shumë prej tyre e kanë dorëzuar provimin bosh.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.