Tesla po ndihmon të gjithë të prekurit nga uragani Irma

Tesla po ndihmon të gjithë të prekurit nga uragani Irma


Pasi një shofer kërkoi që t’i shtohej jetëgjatësia e baterisë me 30 milje, për të dalë nga zona e evakuimit, të gjithë pronarët e modeleve S60 dhe 60D të Tesla, si dhe pronarët e modeleve X 60D dhe X70D iu është shtuar “në mënyrë magjike” jetëgjatësia e baterisë. Kjo do të zgjasë deri në 16 Shtator, njoftoi kompania.

Vitin e kaluar Tesla e ndërpreu prodhimin e baterive me sasi të ndryshme të energjisë për modelet e saj “lower-end”. Natyrisht, “lower-end” është një term relativ kur bëhet fjalë për një Tesla, të paktën deri sa modeli 3 me vlerë 35.000$ të bëhet gjerësisht i disponueshëm. Makinat në fjalë kanë çmime duke filluar nga 61.000$ deri në 74.000$. Numrat në emrat e tyre i referohen fuqisë në kilovat të baterive të tyre – një bateri low-end 60kw zgjat rreth 200 milje.

Por meqënëse Tesla nuk prodhon më bateri 60kw, ajo që këto makina aktualisht kanë është një bateri 75kw që është reduktuar artificialisht nga software-i në rangun e një baterie 60kw. Njerëzit që blejnë këto makina mund të zhbllokojnë fuqinë shtesë të baterisë duke paguar një tarifë tek Tesla, me vlerë disa mijëra $.

Lexoni: Elon Musk parashikon Luftën e Tretë Botërore

Disa studiues e kanë shpallur këtë si një strategji të shkëlqyer, pasi thjeshton prodhimin dhe lejon Teslën të prodhojë më shumë makina me të njëjtin dizajn themelor. Kompania mund t’i ofrojë ato si një lloj alternative për mijëra njerëz që presin të blejnë Modelin 3. Gjithashtu mund t’i shesë makinat e tij për më pak, duke përdorur tregun e blerësve që duan një Tesla por nuk mund të përballojnë modelet e shtrenjta, pa kanibalizuar shitjet e modeleve të shtrenjta.

Tesla është lavdëruar shumë në mediat sociale dhe në shtyp, pasi po ndihmon të gjithë shtetasit e Floridës me fuqi shtesë të baterisë, kur ata kanë nevojë më shumë për të.

Burimi: inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0