Tërmeti i 26 Nëntorit, mblidhet Komiteti Kombëtar i Rindërtimit - Business Magazine Albania

Tërmeti i 26 Nëntorit, mblidhet Komiteti Kombëtar i Rindërtimit


Pas tërmetit të 26 Nëntorit, Kryeministri i vendit Edi Rama ka mbledhur Komitetin Kombëtar të Rindërtimit.

Tërmeti që krijoi mbi 50 viktima dhe gati 1000 të lënduar, dhjetëra mijëra banesa të dëmtuara, i lë vendin fazës së menaxhimit të situatës dhe rekuperimit të dëmeve.

Sipas Ramës, fatkeqësia kërkon në menaxhimin e situatës për kthimin e banorëve drejt jetës normale, duke kërkuar kështu ndihmën e të gjithë aktorëve publikë për organizimin dhe ndarjen e punëve.

Pjesë e komitetit janë përfaqësues të qeverisë, organizatave humanitare, Akademisë së Shkencave, Universitetit, Sipërmarrjes, Bankave, Inxhinierisë, Arkitektekturës dhe Urbanistikës. ‘Ky komitet është garant i të gjitha palëve të mbledhur. Gjithçka që do dalë këtu thjesht do marrë vulën e qeverisë pa diskutime dhe pa dyshim”, tha Rama.

Komiteti do të ketë kompetencat e një ministrie të posaçme dhe do të drejtohet nga Arben Ahmetaj, kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe ish ministër i Financave.

Ministrit të Bujqësisë Bledi Çuçi i janë dhënë kompetencat e ministrit të jashtëzakonshëm, për të drejtuar operacionet bashkërenduese të qeverisë. Rama tha se të gjithë duhet të përgjigjen ndaj ministrit, duke theksuar se, “Çuçi është komisar fuqiplotë, duhet të ndiqen të gjitha ato që kërkohen, një për një”.

Lexo: Si të reagojmë pozitivisht pas tërmetit?

Gjatë mbledhjes së parë të tij, grupi i komitetit theksoi nevojën për transparencë për fondet e mbledhura.

Donacionet, por edhe financimi nga buxheti i shtetit do të quhen “Buxheti i Rindërtimit”:

Rama propozoi që, “të gjitha fondet e mbledhura nga organizata, ndihmat humanitare, financimet e shteteve partnere dhe miqve të tjerë të mirë të shtetit tonë të mblidhen të gjitha së bashku në një mënyrë transparente duke krijuar kështu një buxhet të vetëm, që do të përdoren vetëm për qëllimin e rindërtimit”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0