Televizorët Samsung QLED 8K dhe 4K 2020 tashmë të disponueshëm në Shqipëri

Televizorët Samsung QLED 8K dhe 4K 2020 tashmë të disponueshëm në Shqipëri

Samsung

Samsung Electronics ka njoftuar zyrtarisht fillimin e shitjeve të modeleve të reja të televizorëve QLED 8K dhe 4K 2020. Në mesin e modeleve të reja të televizorëve Samsung dallohet Q950TS QLED 8K i cili ofron një teknologji unike dhe një përvojë të pashembullt shikimi duke kombinuar cilësi të përmirësuar të figurës dhe tingullit me aftësi të reja të Inteligjencës Artificiale dhe një dizajn superior minimalist.

Raporti mes ekranit dhe kornizës në ekranin revolucionar Infinity është mahnitës, përkatësisht 99:1 – skajet e zeza janë zvogëlouar pothuajse në padukshmëri, ndërsa korniza jashtëzakonisht e hollë nuk lë vend për shpërqëndrim, kështu që përdoruesit mund të shijojnë përmbajtjen e përzgjedhur edhe më shumë. Në profil, Q950TS është jashtëzakonisht i hollë, vetëm 15 mm, kështu që me pamjen e tij paraqet përkufizimin e idesë së një ekrani të plotë. Me teknologjinë Objective Tracking Sound +, tingulli zgjerohet më shpejt se kurrë teksa shoqëron skenat në ekran, dhe altoparlantët e integruar ofrojnë një përvojë audio tre-dimensionale. Për më tepër, teknologjia Active Voice Amplifier njeh zhurmën përreth dhe zhurmën në kohë reale, kështu që automatikisht amplifikon tonin e bisedës, duke e bërë atë më të qartë. Vlen të përmendet se QLED ka gjithashtu suport HDMI 2.1.

Përveç Q950TS, përdoruesit mund të zgjedhin gjithashtu modelin Q800T QLED 8K TV. Pajisjet vijnë me teknologjinë Quantum Dot AI, e cila përmban një procesor Samsung 8K me një platformë inteligjente lider të industrisë të quajtur Tizen që sjell përmirësimin vizual të çdo përmbajtjeje. Pavarësisht nga burimi i rishikimit ose rezolucioni aktual, imazhi mund të shfaqet me deri në 33 milion pixel.

Përpos pajisjeve inovative në fushën e teknologjisë 8K, Samsung po prezanton gjithashtu një linjë të re të televizorëve QLED 4K 2020 në treg. Përdoruesit do të kenë qasje në ofertën më gjithëpërfshirëse QLED 4K, me modelet Q60T, Q65T, Q70T, Q75T Q80T dhe Q95T. Linja QLED 4K 2020 vjen me aftësi të zgjeruara të ekranit të zgjuar bazuar në inteligjencën artificiale siç është opsioni Adaptive Picture, i cili analizon shkallën e shkëlqimit dhe përmbajtjes në ekran, për të mundësuar një cilësi të përsosur të imazhit.

Të gjitha këto modele vijnë me mundësi të reja lidhjeje. Multi-View është një modalitet që lejon përmbajtjen nga një pajisje celulare të shfaqet në një pjesë të ekranit të televizorit, me fleksibilitetin për të zgjedhur midis 14 opsioneve të ndryshme të ndarjes së ekranit. Tap View, nga ana tjetër, e bën lidhjen e telefonave inteligjentë me televizorin më të lehtë se kurrë më parë, kështu që përdoruesit tani mund të shohin përmbajtjen e telefonit në ekranin e madh me një prekje të thjeshtë në të dy pajisjet.

Në Shqipëri, modeli Q950TS është i disponueshëm në 65, 75 dhe 85 inç, duke filluar nga ALL 680,900. Përmasat e disponueshme të modelit Q800T janë 65, 75 dhe 82 inç, dhe çmimet variojnë duke filluar nga ALL 512,900. Modelet 4K Q60T, Q65T, Q70T, Q75T, Q80T dhe Q95T vijnë në përmasa nga 4385 inç, dhe çmimet fillojnë nga ALL 91,000.

Më shumë informacion mbi linjën e televizorëve Samsung QLED 2020 mund të gjendet në https://www.samsung.com/al/tvs/qled-tv/highlights/

Rreth Samsung Electronics
Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, pajisjeve që mbahen në trup, tabletëve, aparateve 7 dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0