Teleskopi Webb kap imazhin e parë direkt të një ekzoplaneti - Business Magazine Albania

Teleskopi Webb kap imazhin e parë direkt të një ekzoplaneti

Një investim prej 10 miliardë dollarësh! Teleskopi hapësinor James Webb, më i madhi e më i fuqishmi i krijuar deri më sot, po tregon gjithmonë e më shumë se i meriton plotësisht paratë e hedhura për të. Përmes tij, astronomët kanë arritur të kapin së fundi imazhin e parë të drejtpërdrejtë të një ekzoplaneti.

Eksoplaneti, një planet jashtë sistemit tonë diellor, është një gjigant gazi rreth gjashtë deri në 12 herë më i madh se masa e Jupiterit. I dalluar nga teleskopi gjigand, ai quhet HIP 65426 b dhe është rreth 15 deri në 20 milionë vjet – që praktikisht mund të cilësohet si një planet foshnje, kur krahasohet me tokën, e cila është 4.5 miliardë vjet. Ai ndodhet rreth 385 vite dritë larg nga planeti yne.

Lexo edhe: Fotografi mbresëlënëse nga teleskopi James Webb, kësaj radhe sjellin Jupiterin

Ky ekzoplanet mund të shihet në katër breza të ndryshëm të dritës infra të kuqe, siç merren nga instrumentet e ndryshme të Webb-it. Teleskopi e sheh universin në një dritë të tillë të padukshme për syrin e njeriut –e kjo e bën atë observatorin e përsosur hapësinor për të zbuluar detaje rreth botëve të largëta.

“Ky është një moment transformues, jo vetëm për Webb, por edhe për astronominë në përgjithësi”, deklaroi  Sasha Hinkley, profesor i asociuar i fizikës dhe astronomisë në Universitetin e Exeter në Mbretërinë e Bashkuar. Eksoplaneti u zbulua për herë të parë në vitin 2017, duke përdorur teleskopin e Observatorit Jugor Evropian dhe instrumentin e tij SPHERE, të vendosur në Kili. Instrumenti siguroi me pas imazhe të planetit, përmes valëve të shkurtra infra të kuqe. Por, Webb është më i sofistikuar e imazhet e përftuara prej tij, mund të hedhin dritë mbi detaje të reja më të hollësishme.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0