Teknologjia premtuese/ Ky test gjaku mund të zbulojë deri në 50 lloje kanceresh - Business Magazine Albania

Teknologjia premtuese/ Ky test gjaku mund të zbulojë deri në 50 lloje kanceresh

Edhe pse ende nuk mund të zëvendësojë kontrollet e zakonshme, pasi teknologjia ka akoma nevojë për t’u përmirësuar, një test i fundit gjaku që zbulon mbi 50 lloje kanceri dhe vendin e origjinës së tyre në trup, po konsiderohet një risi premtuese. Nisma u prezantua në një kongres të Shoqatës Europiane të Onkologjisë.

Testi i treguar aty, identifikon ADN-në tumorale dhe vendin se ku ndodhen masa të tilla në trup, duke treguar kështu, jo vetëm praninë e sëmundjes së rëndë, por edhe llojin e saj. Studiuesit testuan për kancer rreth 6.000 vetë mbi moshën 50 vjeç. Rreth një për qind e testeve të gjakut ishin pozitive.

Lexo edhe: Sërish në konsultim publik ligji për kanabisin mjekësor

Testet e mëvonshme konfirmuan se një e treta e atyre që rezultuan pozitivë kishin vërtet kancer. Në subjektet e testimit u gjetën tumore në gjithsej 15 organe dhe inde të tjera të trupit. Pak kohë më parë, mbërriti një fener tjetër shprese për pacientët me kancer.

Një ilaç i ri Dostarlimab, u testua klinikisht në 18 pacientë dhe tek të gjithë ata, tumorët u zhdukën përfundimisht. Sipas Dr Luis A. Diaz J. nga Qendra e Kancerit “Memorial Sloan Kettering” në Nju-Jork, kjo ishte “hera e parë në historinë e kancerit” që ndodh diçka e tillë. Edhe pse testi sa i përket numrit të pacientëve ishte shumë i vogël, ai ka rritur shpresat se kanceri mund të largohet nga trupi i një pacienti pa nevojën e kimioterapisë ose kirurgjisë, ndërsa mjekimi i ri kishte pak ose aspak efekte anësore.

Health News

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #30 - Nëntor 2022
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0