Teknologjia mundëson një eksperiencë më pak të dëmshme për duhanpirësit » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 15/02/2019

Teknologjia mundëson një eksperiencë më pak të dëmshme për duhanpirësit

Share
nga Admin
Shk 15, 2019
Business Magazine Albania constitutes an online periodical publication of business related articles. It is the first of
lexo me teper >

Me zhvillimin e teknologjisë, tashmë në revolucionin e katërt teknologjik, një nga avatazhet e konsumatorëve është ulja e rreziqeve. Ashtu si në automjete (të cilat konsiderohen të rrezikshme, por nuk kërkohet të hiqet dorë prej tyre) edhe në shumë shërbime të tjera, përmirësimi i kushteve ka ndikuar në ulje të riskut për shëndetin.

E njëjta gjë po ndodh me duhanpirësit. Investimet e kompanive më të mëdha në këtë fushë janë fokusuar tek teknologjia dhe aparaturat që ulin riskun. I tillë është IQOS, një produkt novator që në vend të djegies së duhanit në cigaret tradicionale, punon me ngrohje të duhanit. Prandaj, gjatë përdorimit të IQOS, nuk ka tym, hi, katran dhe njëkohësisht shmangen dhe shumë përbës të tjerë të dëmshëm që mund të gjenden në tymin e cigareve.

Reduktimi i dëmit për duhanin

Të gjithë dëgjojmë që është mirë të hiqet dorë nga duhani. Në fakt, kjo është gjëja më e mirë. Por konsumarët që vendosin të mos e bëjnë këtë, mund të zgjedhin të konsumojnë produkte sa më pak të dëmshme.

2 kushte për të pasur benefite të shëndetit publik janë:

Mbështetësit e parimit të pakësimit të dëmit nga duhani, mendojnë se çdo risi në këtë drejtim duhet të ketë parasysh dy kushte:

1. Rrezik më i ulët se ai aktuali

2. Duhet të kenë mundësi nëse duan të konsumojnë ato.

Cigaret përmbajnë nikotinë, e cila nuk është shkaku kryesor i sëmundjeve që lidhen me duhanpirjen, por që është përgjegjëse për varësinë e kësaj të fundit. Nëse mund të sigurohet në një mënyrë të pranueshme dhe efektive nëpërmejt alternativave zëvëndësuese, mijëra jetë mund të shpëtohen.

Cigarja elektrike nuk është produkti i vetëm që është më pak i dëmshëm se duhani i djegshëm. Ka edhe produkte duhani që nuk janë të djegshme, por që kanë një profil rreziku shumë më të ulët sesa ato të djegshme. I tillë është IQOS, pajisja e nxjerrë në treg nga Philip Morris.

Nisur nga ideja se të gjithë, duhanpirësit dhe jo duhanpirësit, meritojnë të jetojnë në mjedis pa tym, Philip Morris International ka punësuar mbi 400 shkencëtarë dhe ekspertë të lartë, të cilët kishin për detyrë të krijojnë një produkt që u ofron duhanpirësve kënaqësinë e vërtetë të duhanit, por duke reduktuar efektet negative që kanë të bëjnë me pirjen e duhanit. Rezultati i një pune dymbëdhjetëvjeçare është IQOS, një produkt elektronik per konsumin e duhanit me ngrohje, pa djegie.

Falë shkencës dhe teknologjisë duhani që përdoret nëpërmjet fijeve të posaçme me pajisjet elektronike të quajtura IQOS ngrohet deri në 350 gradë. Gjatë përdorimit të IQOS, lëshohet aerosoli, që shpërbëhet brenda pak sekondave. Ky është një lajm i mirë dhe për jo-duhanpirësit.

Aktualisht, rreth 6 milionë duhanpirës në mbarë botën kanë kaluar nga cigaret tradicionale në IQOS dhe nisur nga numri i lartë i duhanpirësve të rritur në Shqipëri, pajisja gëzon një popullaritet tashmë edhe këtu.