Teknologjia bujqësore izraelite “pushton” Indinë. Në Shqipëri ende pak investime

Teknologjia bujqësore izraelite “pushton” Indinë. Në Shqipëri ende pak investime


Izraeli është i njohur botërisht për teknologjitë e tij inovative në bujqësi, dhe veçanërisht për sistemin e ujitjes me pika.

Një destinacion është dhe India, vendi i dytë në botë përsa i përket popullsisë, e që numëron më shumë se 1.3 miliardë njerëz.

Izraeli ka ngritur 23 qendra anembanë Indisë për të ndarë njohuritë e tij unike në bujqësi duke përdorur më pak ujë dhe teknika të tjera inovative.

Projekti Indiano-Izraelit i Bujqësisë përfshin nga rritja e rendimentit të domates në Tamil Nadu, te ndihma për fermerët që të rrisin të lashtat në shkretëtirat e Rajasthanit dhe të përfitojnë nga njohuritë e përparuara.

Projekti Indiano-Izraelit i Bujqësisë ka nisur në vitin 2006, si rezultat i një marrëveshje të nënshkruar midis dy vendeve dhe deri tani janë ngritur 23 qendra bujqësorë të ekselencës në 16 shtete të Indisë.

Në Haryana, përdorimi i teknikave izraelite ka rezultuar në rendimentet më të larta të domates, kastravecit dhe zarzavateve të tjera. Në Tamil Nadu, përdorimi i serave ka rritur prodhimin e domateve pothuajse katër herë.

Në përgjithësi, 15-17 ton domate janë korrur për hektarë. Pas zbatimit të teknologjisë izraelite, kombinuar me ujitjen me pika, pikoj, ne kemi marrë deri në 54 ton për hektarë”, thotë Srinivasan për portalin indian Theprint.in 

 

Në Shqipëri teknologjia izraelite e bujqësisë ka hyrembi 15 vite më parë, por pak tajë fermat që kanë investuar në lëtë teknologji. Agrokoni është kompania e parë, e cila invevestoi këtë teknologji në ngritjen e serës së fidanishteve në Maminas. Sot kompania furnizon një pjesë të mirë të tregut me fidanë të perimeve të ndryshme.

Edhe pse e shohin me interes, fermerët thonë se për tregun shqiptar kjo teknologji ka kosto të lartë, nëse investimi realizohet privatisht.

Burimi: Izraeli Sot. Info për Shqipërinë: Businessmag.al

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0