TEC i Vlorës me gaz. Hapet tenderi » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 04/01/2019

TEC i Vlorës me gaz. Hapet tenderi

Share
nga Admin
Jan 04, 2019
Business Magazine Albania constitutes an online periodical publication of business related articles. It is the first of
lexo me teper >

Tec-i i Vlorës është nga ato investime që prej vitesh po i kushton buxhetit të mirëmbahet, pa pasur mundësi të shfrytëzohet. Me ndërtimin e Gazsjellësit TAP, Ministria e Energjisë ka vlerësuar që ky investim mund të vihet në punë, nëse për djegie nuk do të përdoret naftë por gaz.  “Shkak për mosfunksionimin është fakti se kjo vepër ka pësuar defekt që në momentet e para pas përfundimit”, vëren Ministria e Energjisë, duke theksuar se edhe puna me naftë do të kishte kosto të lartë.

Në konsulencë me studion Roland Berger dhe me rekomandimin e Bankës Botërore, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur garën ndërkombëtare, ku fton kompanitë e interesuara me eksperiencë dhe kapacitete në operim termocentralesh. Një nga kushtet për të marrë pjesë në këtë garë është që ofertuesit të kenë ndërtuar/operuar termocentrale të të njëjtave kapacitete ose më të mëdha.

Kompania, e cila do të dëshirojë të rivërë në punë TEC-in duke e marrë me koncesion për një periudhë 20 vjeçare duhet që me paratë e saj të investojë për riparimin e defekteve, transformimin teknologjik të TEC-it nga naftë në gaz dhe ndërtimin e tubacionit që e lidh TEC-in e Vlorës me pikën e daljes së gazsjellësit TAP në Fier. Në dokumentet e tenderit, shteti ka zgjedhur si opsion të preferuar mosgarantimin e blerjes së energjisë elektrike të prodhuar nga ky TEC për të mos ngarkuar Buxhetin e Shtetit me kosto. Nëse procedura do të rezultojë e suksesshme, kompania që do të operojë TEC-in pasi të kryejë investimet e lart përmendura do tia dorëzojë shtetit veprën në vitin e 20-të të koncesionit.

TAP mbetet e vetmja alternative, sipas burimeve zyrtare të ministrisë së Energjisë, përdryshe qeveria do të detyrohet që të shkojë drejt opsionit të asgjësimit të kësaj vepre për të shmangur thellimin e kostove në kurriz të taksapaguesve, por duke çuar dëm gjithsesi të gjithë investimin fillestar për ndërtimin e TEC-it.


Evente

Rikthehet TË RINJTË FLASIN!

Korrik 31, 2019
2 PM – 5 PM