Të rinjtë nga Kili dhe Suedia punojnë vullnetarisht në Theth. Zbuloni arsyen e çuditshme - Business Magazine Albania

Të rinjtë nga Kili dhe Suedia punojnë vullnetarisht në Theth. Zbuloni arsyen e çuditshme

Dy çifte të rinjsh nga Suedia dhe Kili kanë zgjedhur të vizitojnë Thethin, por dhe të punojnë vullnetarisht aty.

Ata janë turistë të cilët të kanë një formë të veçantë udhëtimi. Të rinjtë zgjedhin të punojnë vullnetarisht në vendet që vizitojnë në mënyrë që të sigurojnë fjetjen dhe ushqimin. Sipërmarrësi Pavlin Polia, tha se të rinjtë janë një ndihmë e nevojshme për biznesin e tij. Ai shtoi se kërkonte punonjës me rrogë, por përmes platformave online ra në kontakt me vullnetarët, të cilët po e shijojnë punën dhe turizimin në Theth.

 

 

Lexo: Keni frikë nëse po shpenzoni shumë para? Ja nga çfarë jeni duke vuajtur

“Kemi një çift nga Kili dhe një çift nga Suedia të cilët po na ndihmojnë dhe po na japin një dorë. Më vonë mund të vijnë dhe të tjerë nga Gjermania dhe nga Argjentina. Ne po kërkojmë njerëz që të punojnë me rrogë faktikisht, por këta po punojnë vullnetarisht dhe po ju pëlqen. Janë njohur me Thethin nëpërmjet platformava online. Janë njerëz që udhëtojnë tërë kohës dhe zgjedhin këtë mënyrë udhëtimi. “Workaway” quhet faqja, ti bën aplikimin, pranohesh dhe më pas familjarizohesh. Ne na kanë dhënë një dorë të mirë dhe jam shumë falenderues pasi pavarësisht punës është dhe shkëmbimi kulturor”, tha ai.

I riu nga Suedia tha se Thethi është një vend shumë i bukur dhe po u pëlqen shumë jetesa aty.

“Thethi është shumë, shumë i bukur. Nga vendi i cili unë vij është fushor, këto jam i rrethuar nga malet dhe më pëlqen. Ushqimi është shumë i mirë”, tha ai.

Ndërkohë që një vullnetare tjetër u shpreh me humor se ushqimi i mirë është arsyeja kryesore pse po punojnë vullnetarisht në Shqipëri.

“Ushqimi është arsyeja më e mirë pse ne po punojmë këtu”, tha ajo. euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0