Të raportoni shkelje në Facebook Messenger tashmë është e mundur, me ndryshimet e reja
Përditësuar së fundmi: 15/05/2018

Të raportoni shkelje në Facebook Messenger tashmë është e mundur, me ndryshimet e reja

Share
nga Anerola Torollari
Maj 15, 2018
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Shumica e njerëzve e përdorin Messenger për t’u lidhur me familjen dhe miqtë, bëjnë plane dhe ndajnë fotografi dhe video me të dashurit. Për të ndihmuar në minimizimin e përvojave të këqija që mund të marrin në rrugën e këtyre lidhjeve, Facebook tashmë po prezanton mjete të reja për versionin mobile për përdoruesit që të raportojnë biseda që shkelin standardet e komunitetit. Më parë, njerëzit ishin në gjendje të raportonin aktivitetin në Messenger vetëm nëpërmjet mjeteve të raportimit në Facebook ose në uebfaqen Messenger.

Tani mund të hyni në mjetin e raportimit direkt nga çdo bisedë Messenger në iOS ose Android:
1) Duke shtypur emrin e personit ose grupit me të cilin po bisedoni.
2) Shkoni te Something’s Wrong
3) Zgjidhni nga disa kategori të tilla si ngacmimi, gjuha e urrejtjes ose pretendimi se është dikush tjetër.

Ju gjithashtu mund të zgjidhni të injoroni ose bllokoni personin që po raportoni. Pas përfundimit të raportimit tuaj, do të merrni një konfirmim se është dorëzuar me sukses për t’u shqyrtuar.

Sigurimi i opsioneve më të sakta të raportimit në Messenger e bën më të shpejtë dhe më të lehtë raportimin për ekipin tonë Community Operations që të shqyrtojë situatën. Ata i shqyrtojnë raportet në mbi 50 gjuhë. Kjo do të thotë se komuniteti do të shohë çështjet që adresohen më shpejt, në mënyrë qëtë mund të vazhdojnë të kenë përvoja pozitive në Messenger.

Ekipi i Messenger mundohet t’i inkurajojë përdoruesit që të përdorin mjetet e raportimit. Sa më shumë që përdoruesit bëjnë, aq më shumë ndihmojnë në mbajtjen e komunitetit të Messenger të sigurtë.

/fbnewsroom

Reporting Made Easier

Publiée par Messenger sur lundi 14 mai 2018