Të nisësh drejtimin e një kompanie në një vit aspak të zakonshëm

Të nisësh drejtimin e një kompanie në një vit aspak të zakonshëm

Kur mori përsipër të drejtojë sipërmarrjen e familjes, Lida nuk e priste të kishte përpara një vit kaq sfidues sa ky i 2020-ës. Por, të papriturat e pandemisë nuk e penguan t’i tregojë vetes, stafit dhe klientëve se ajo arrin të ketë sukses. Me gjetje të reja, fleskibël ndaj situatave Lida po ia del ta çojë përpara kompaninë.  

Intervistë me Lida Sinani, drejtuese e BEA Promotion

BEA Promotions

 

Prej 1 viti drejtoni BEA Promotion. Si erdhi ky vendim dhe ku ishte e ku e çuat BEA Print&Promotion në një vit?

Së pari, ju falenderoj shumë për propozimin që më bëtë, duke kërkuar të ndaj një grimcë eksperience të këtij viti, që do të lërë gjurmë për shumë kohë.

Vendimi për t’u bërë pjesë e Bea Print&Promotion, një kompani që operon në treg që prej vitit 2012 erdhi natyrshëm, pas shumë vitesh kur po rriteshim paralelisht nga ana profesionale. U themelua nga unë dhe bashkëshorti, por ai punoi për ta çuar në pikën ku ështe sot, në nivel konkurrues me kompani të ngjashme, të cilat mund të jenë dhe më herët në treg.

Kam pasur fatin të punoj në disa kompani me shumë potencial në tregun shqiptar dhe pranë profesionistësh të vërtetë. Kjo ma ka lehtësuar rrugën e të mësuarit, e më ka dhënë mundësi të prek shumë fusha të botës së marketingut, eventeve, reklamës.

Ky është një vit i vështirë prej COVID. Po të ktheheshit pas a do të merrnit sërisht të njëjtin vendim në të njëjtën kohë?

Ky ishte viti më i vështirë në fakt, për mua personalisht, vit sfide 360 gradë! Por jam e sigurt, që përveç anës negative, na mësoi të përshtatemi, të dredhim rrugën që e dinim mirë, e të gjejmë shtigje të tjera për të ecur përpara.

Si ka ndikuar Covid në sipërmarrjen tuaj? Çfarë risish po aplikoni 1- nisur nga strategjia juaj për të zhvilluar biznesin, 2- nisur nga covid?

Ka ndikuar shumë, në çdo këndvështrim. Ajo që ne ndryshuam, duke u përshtatur me situatën, ishte fokusimi tek rrjetet sociale, për më shumë kontakte. Njëkohësisht, u kthyem më shumë tek produktet personale, pasi kompanitë, bizneset, organizatat, stopuan çdo aktivitet. Filluam shërbimin me korrier dhe po punojmë në formë më praktike. Jemi bërë më të shpejtë. I japim rëndësi edhe një maske :).

Cila është historia juaj? Ku është Lida sot, si profesioniste?

Rruga ime në fushën e marketingut, filloi në vitin 2003, kur pas universitetit ndoqa një kurs për graphic designer. Ajo çertifikatë më hapi derën në agjencinë e parë të marketingut në Shqipëri.  Prej saj, në një agjenci tjetër, e më pas në një tjetër. Ndosha pata fat fillimisht, por gjithmonë kam punuar me dashuri, me përkushtim, pa u kursyer në kohë, në pasion, duke krijuar njohuri, eksperiencë, duke shijuar pafund çdo novacion që kam hasur dhe duke qenë falenderuese për çdo mundësi që më është dhënë, për gjithë besimin dhe mirënjohjen që kam marrë.

Mendoj se, me punën paralel në disa projekte, duke mos thënë jo për gjithçka që më është deleguar, duke e ndjerë pjesë timen çdo pikë të kësaj pune, jam rritur, kam kuptuar rëndësinë dhe kam selektuar detaje.

Tashmë jam sipërmarrëse në një biznes, në të cilin punoj nga mëngjesi deri në fund të ditës bashkë me kolegët e secilit departament, duke respektuar zinxhirin e duke mësuar të reja njëkohësisht, nga njëri – tjetri.

Lida sot, është edhe një mama e tre djemve, një bashkëshorte, me kohë të kufizuar, por shumë cilësore si kohë dhe plot me dashuri për familjen. Gjiri i familjes është frymëzim për një të ardhme më të bukur, më të begatë.

Cilat janë planet tuaja të ardhshme me sipërmarrjen dhe karrierën tuaj?

Planet e mia janë fokusuar te Bea Promotion 100%. Kemi shtuar shërbime vitin e fundit, me përpjekje të mëdha kemi plotësuar stafin me elementët e duhur, kemi plotësuar hallka që mungonin, makineritë e prodhimit janë plotësuar. Kemi designer dhe prodhues profesionistë, gjë që na jep siguri kur ofrohemi për shërbim tek klientët. Perfeksioni nuk arrihet, por jam në zbulim të disa dhuntive që më parë nuk i kisha përdorur, nuk e dija që i kisha. Isha një menaxhere, po mësoj të jem një drejtuese, isha njeri që merrja deadline, tani jap deadline.

Bea Promotion është një kompani 70% prodhim dhe 30% kreative dhe design. Klientët ndihen të plotësuar me shërbimet e marra, por gjithmonë ka vend për përmirësim. Prioritet kanë materialet promocionale dhe printimet dixhitale, së fundi edhe printimet në adeziv, kanavace, letër muri.

Është e rëndësishme në këto kohë të përshtatemi me kërkesat e tregut, të lakohemi rrjedhshëm në shërbimet e momentit.

Çfarë ju motivon më shumë, çfarë ju entuziazmon për të ecur përpara?

Një thënie nga Donald Trump më kujtohet shpesh kur ndihem e lodhur: Mos e shpërdoroni jetën në punë që nuk ju pëlqejnë. Është pasioni ai që ju mundëson të bëni më të mirën tuaj! – kështu bëj dhe eci përpara pa u menduar shumë.

Ajo që bën diferencë në shërbimin tonë, është komunikimi, korrektësia, cilësia, çmimet krahasuese. Ne arrijmë të kthehemi në partnerë për klientët shumë shpejt, duke i servirur shërbimet tona si një formë bashkëpunimi. Që klienti është mbret, për ne nuk është vetëm një shprehje, por e nisim ditën me këtë motiv. Ndiejmë kënaqësi kur marrim një duartrokitje simbolike, apo na quajnë shpëtimtarë që arrijmë edhe kohët e paarritshme… Pasioni për këtë punë është çelësi i suksesit!

Duke qenë se jemi afër fundvitit dhe ju e keni kulmin e punës këto muaj, çfarë propozoni si produkte më të përdorshme ose inovative?

Ah, fundviti! Pjesa më e bukur e vitit, por dhe me frytdhënësja për profilin tonë.

Që në shtator fillojmë me strategjitë tona, me listimet e klientëve që e dinë rrugën për tek ne, por dhe me klientët e rinj që mendojmë se do kenë porosi të periudhës së fundvitit. Magazinën e furnizojmë me produktet standarde dhe lehtësojmë linjat për porositë specifike. Personalizojmë çdo gjë, që nga dhuratat personale, e patjetër ato të kompanive.

BEA Promotions

Kartolina, kalendarë, axhenda, stilolapsa, vazhdojnë janë në përdorim, por ka shumë kërkesa për çorape, bluza, bizhame, peshqirë, batanije të holla, çadra, çanta/kuti për shishe vere, filxhanë, dekore për pemën e Vitit të Ri, çdo gjë me emër, iniciale, logo, sllogane, urime, efekte speciale.

BEA Promotions

Uroj të gjithë lexuesve, kolegëve, popullit shqipar e mbarë botës, që çdo gjë të kalojë në më të mirën e mundshme e të kthehemi sa më shpejt në normalitet pas kësaj pandemie!

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0