Të ndërtosh një Alfa Romeo 4C është si të bësh një vepër arti


Alfa Romeo është një kompanitë më të vjetra të prodhimit të makinave. Jo makinave, por makinave sportive, për të qenë më egzakt. Ajo u krijua në vitin 1910 në Milano të Italisë dhe sot ajo është plot 107 vjeç.

Ajo ka një histori të pasur, e cila fatkeqsisht nuk dëgjohet shumë edhe për shkak të influencë së ulët që Italia ka në arenën ndërkombëtare. Kjo, krahasur me Gjermaninë, e cila i jep shumë më tepër prioritet kompanive vendase. Ndonëse disa prej tyre janë kompani krejt të zakonshme, Alfa Romeo, bashkë edhe me kompani të tjera që kanë një traditë të pasur, humbin në lumin e lajmeve dhe fjalëve për kompanitë e prodhimit në masë. Në fakt, nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur sot të pakët janë personat, të cilët e shohin makinën më shumë se thjeshtë një mjet transporti.

Por të bukurën askush nuk mund ta nënvlerësojë. Pas një periudhe kohe pak “të errët” për kompaninë, ishte viti 2013 kur gjithçka filloi të ndryshojë. Në fakt, në vitin 2007, filloi prodhimi i Alfa Romeo 8C kompedicione, por ajo u prodhua në numër të limituar dhe për një çmim goxha të lartë.

E kështu në vitin 2011, u prezantua koncepti i parë i 4C. 2 vite më pas, në 2013 Geneva Motor Show, 4C u prezantua si një makinë e prodhimit në seri.

Ajo është një makinë, e cila me të vërtetë do goxha pasion që të kuptohet. Me peshë nën 1 ton, pas 2 sediljeve të vetme të makinës ndodhet një motorr 1.75 litër turbo. Bërdhama kryesore e shasisë së makinës është tërësisht prej fibre karboni. Opsional, është edhe paisja e saj me panele të jashme karboni.

I gjithë procesi i ndërtimit të kësaj vogëlusheje, është thuajse një vepër arti…ashtu edhe si vetë ajo.

https://youtu.be/faFo40izlhk

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale