Të blesh në Neptun do të thotë të kontribosh për një kauzë shumë humane

Të blesh në Neptun do të thotë të kontribosh për një kauzë shumë humane


Neptun është kompania e parë e Grupit Balfin, e themeluar që në vitin 1993. Sot Neptun njihet si kompania lider në tregun e pajisjeve elektronike dhe teknologjike, i shtrire në gjithë Shqipërinë me një rrjet prej 26 dyqanesh, por edhe jashtë saj, në vende të ndryshme të Ballkanit.Ndër vite kompania i ka përmbushur objektivat e saj duke ndryshuar mënyrën e blerjes së produkteve elektroshtëpiake në një rrjet të organizuar shitjesh, me produkte nga partnerë zyrtarë dhe me garanci, forma lehtësuese pagese, shërbime shtesë, kujdes ndaj klientit pas blerjes etj.

Por, misioni nuk mbaron këtu, pasi dëshira për t’u përmirësuar dhe për ta çuar në nivele të mëtejshme kompaninë është e madhe. 

Karta “Happy”, klientët kontribuojnë direkt për një kauzë të rëndësishme

Përveç profilit të biznesit, Neptun prej tre vjetësh ofron mbështetje në forma të ndryshme për dy qendra që trajtojnë fëmijët me sindromën down, Qendrën Xhonatan dhe Down Syndrome Albania (DSA), nën vëmendjen dhe kontributin e veçantë që vetë Presidenti i Grupit Balfin, Samir Mane, i kushton përgjegjësisë sociale.

Konkretisht Neptun ofron çdo muaj një përqindje nga shitjet e kartës “Happy” në ndihmë të dy qendrave. Pra, kjo kartë, nuk shërben vetëm për klientët për të përfituar nga ofertat dhe promocionet e Neptun, por përmes saj një pjesë e të ardhurave i rikthehet komunitetit.

Impakti direkt në jetët e vogëlushëve me sindromën down 

Emanuela Zaimi, themeluese dhe Drejtuese Ekzekutive e Fondacionit Down Syndrome Albania, shprehet mjaft mirënjohëse për kontributin që Neptun ka dhënë për qendrën e saj: “Që prej Janarit 2017 Neptun na është bashkuar si sponsor mujor i shërbimeve terapeutike. Në fillim Neptun dhuronte për DSA një përqindje nga shitja mujore e kartave të klientit, ‘Karta Happy’, ndërsa prej janarit të këtij viti, Neptun derdh një kontribut fiks mujor në DSA, të ardhura që vijnë po nga karta në fjalë” – thotë ajo.

Pranë kësaj qendre, falë edhe kontributit të Neptun, marrin shërbime terapeutike të specializuara 37 fëmijë me sindromën Down, të moshës 0-11 vjeç, nga Tirana dhe qytete të tjera. Pranë DSA këta fëmijë marrin terapi individuale si terapi zhvillimi, terapi të gjuhës dhe të të folurit (logopedi), terapi okupacionale, terapi fizike dhe shërbim të asistencës pedagogjike (fëmijet në moshë shkollore).

Gjithashtu, edhe Qendra Xhonatan e cila është themeluar në vitin 2011, nga Oreada Kita (e cila ka nipin me sindromën down, Xhonatanin, nga i cili mori emrin edhe qendra) është një Organizatë Jofitimprurese që ka për qëllim të ndihmojë fëmijët me Sindromën Down dhe autikë, apo fëmijë me nevoja të posaçme të ngjashme si dhe të rrisë ndërgjegjësimin e familjeve të tyre për të arritur më të mirën në jetën e tyre.

E pyetur se përse Neptun kontribuon në sferën sociale, Greta Lekaj, Drejtore e Marketingut të kompanisë, thekson se, “Shoqëritë krijohen dhe zhvillohen në një komunitet të caktuar me të cilin ndërveprojnë. Është shumë e rëndësishme të mendosh afatgjatë dhe të kthesh diçka në këtë komunitet, nga i cili ti merr shumë. Në këtë mënyrë ndikojmë në përmirësimin e kulturës së përgjithshme, afrohemi me njerëzit duke punuar për një qëllim shoqëror, promovojmë vullnetarizmin, nxisim rritjen personale si edhe përmirësojmë cilësinë e shërbimit”.

/Balfin

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0