Të bësh biznes me lule - Business Magazine Albania

Të bësh biznes me lule


Christina Stembel mendonte se të merrej me lulet ishte humbje kohe dhe parash, por kur lulet u bënë zanafilla e rritjes së saj ekonomike, filloi të ndyshonte tërësisht mendim. Një mundësi e madhe po vinte në jetën e saj. Në atë kohë ajo ishte studente e drejtësisë në Universitetin e Stanford. Recesioni po detyronte shkollën të shtrëngonte buxhetet për gjëra të tilla si zbukurimet me lule. Duke qenë natyrë kurioze, filloi të studionte se përse lulet janë kaq të çmuara. Ajo zbuloi se për këtë ishin gërshetuar tre faktorë: tregëtarët që mbanin shumë opsione, lulet e papërdorura që rezultojnë në më shumë se 40% të mbetjeve vjetore dhe shpenzimet e larta. Për Christina ky problem ishte aktual dhe ajo vetë mendonte se e kishte një zgjidhje për këtë.

Iu desh gati një vit për të bërë studime për industrinë. Farmgirl Flowers, tashmë quhej dyqani i saj, i cili operonte online dhe furnizohej me lule nga fermat e Amerikës së Jugut. Ne këtë biznes, ndryshe nga konkurrentët e saj ajo kufizon mundësinë e zgjedhjes për konsumatorin. Ajo shprehet se ishte një ide e momentit. Fakti që kufizojmë zgjedhjet e klientit është bërë në mënyrë që të zvogëlohen mbetjet. Ndërsa shumica e shitësve të tjerë në internet mund të ofrojnë qindra opsione, Farmgirl Flowers ofron vetëm 12 deri në 20 marrëveshje në një kohë në faqen e saj. Ky biznes ka ulur mbetjet e luleve nën 1% dhe ofron lulet më të shtrenjta në krahasim me konkurrentët e tjerë.

“I gjithë procesi i rritjes së lules deri sa ajo të dalë në treg bëhet në shtëpi dhe është shumë më i vështirë nga sa mendojnë njerëzit.” – shprehet ajo.

Lulet janë të mbështjella me qeset e kafesë të marra nga lokalet, pasi ajo nuk ka patur dëshirë të përdorë plastikë. Stembel i pëlqen të bëjë gjëra ndryshe. Punoi 8 vite në Stanford si drejtore e përgjithshme e ushqimit dhe më pas në shkollën e drejtësisë. Ajo e quan veten njeriun me shumë ide. Kur ishte në shkollë ajo tregon se kishte një fletore, në të cilën shënonte idetë e saj sa herë që i vinte një e tillë. Kishte shënuar aty 200 idetë e saj interesante siç i quan vetë ajo. Emri i kompanisë u frymëzua nga përvoja e saj në rritje në një fermë në Bremen, Indiana, një qytet i vogël prej 3,600 banorësh. Atje, ajo kurrë nuk imagjinonte të drejtonte kompaninë e vet.

“Prindërit e mi punonin për njerëzit, gjithkush që pashë punonte për njerëzit.” – thotë ajo, kur nuk e sheh diçka nuk beson në të, por kjo ju ndihmon t’i jepni një mundësi vetes tuaj.

Kjo ndikoi tej mase në formimin e saj pasi e bëri të zhytej në botën e sipërmarrjes. Ishte hera e parë që kishte menduar të merrej me biznes. Deri më sot, Stembel nuk ka qenë në gjendje të sigurojë ndonjë financim të jashtëm.

“Unë jam një sipërmarrëse femër,” thotë ajo, “dhe nëse flasim për statistika, shanset e rritjes së kapitalit janë më pak në 2%”.  Ajo shprehet në këtë mënyrë, sepse stepet nga fakti që nuk ka mbaruar një kolegj dhe nuk ka punuar ndonjëherë me gjigantët e tekonologjisë. Sidoqoftë, Stembel është vigjilente për të mbajtur nën kontroll shpenzimet. Për t’i ardhur në ndihmë biznesit të saj ajo ka shfrytëzuar përdorimin se mediave sociale.

Farmgirl u nis 8 vjet më parë me $ 49,000 të kursimeve të Stembel. Këtë vit pritet të regjistrojë rreth 23 milionë dollarë në të ardhurat vjetore, duke u bërë kështu një biznes që po sjell fitime të mëdha.

Të gjitha fitimet e saj ajo po i investon për të rritur biznesin. Stembel ka të punësuar me kohë të plotë 100 persona.

Ajo është shumë e bindur në atë që po bën dhe shprehet se do të krijojë edhe më shumë vende të tjera pune. “Unë shpresoj se mund të mësoj mjaftueshëm për të qenë një udhëheqëse me të vërtetë e mirë në çdo nivel,” shprehet ajo.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0