Tatimet: si mund të lëshoni faturat elektronike gjatë periudhës tranzitore të Fiskalizimit - Business Magazine Albania

Tatimet: si mund të lëshoni faturat elektronike gjatë periudhës tranzitore të Fiskalizimit

Fiskalizim

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, duke marrë shkas nga interesimi i vazhdueshëm i subjekteve tatimpagues që kanë implementuar dhe po përdorin një zgjidhje softuerike të certifikuar dhe prodhuesve/mirëmbajtësve të zgjidhjeve softuerike të certifikuar, lidhur me mundësinë e përdorimit të zgjidhjeve softuerike para fillimit të efekteve të ligjit nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” i ndryshuar, dëshiron të sqarojë të gjithë subjektet e interesuar për sa vijon:

Neni 46, “dispozita kalimtare”, i ligjit nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” i ndryshuar, në pikat 2 dhe 3, të tij ka parashikuar shprehimisht se:

2- Për periudhën nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji e deri në fillimin e efekteve, sipas nenit 48, të këtij ligji, të gjithë tatimpaguesit, subjekt i këtij ligji, të cilët kryejnë transaksione me para në dorë, mund të lëshojnë fatura në përputhje me këtë ligj ose kuponëve tatimorë dhe/ose dokumenteve të tjera, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për procedurat tatimore.

3- Për periudhën, nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji e deri në fillimin e efekteve, sipas nenit 48, të këtij ligji, të gjithë tatimpaguesit e tjerë, të cilët kryejnë transaksione pa para në dorë, zbatojnë të gjitha detyrimet, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për procedurat tatimore dhe tatimit mbi vlerën e shtuar

Ligji i sipërcituar shprehimisht ka lejuar përdorimin e zgjidhjeve softuerike për qëllim të dokumentimit të furnizimit edhe përpara fillimit të efekteve të ligjit, me kushtin që, të respektohen njëkohësisht edhe parashikimet konkrete të legjislacionit të fushës në fuqi.

Lexo: Tatimet: Bizneset e përjashtuara nga TVSH të dorëzojnë faturat e papërdorura

Ligji në fuqi për procedurat tatimore, parashikon se, çdo shitblerje mallrash apo të drejtash, si dhe çdo kryerje punimi apo shërbimi, që është pjesë e veprimtarisë tregtare, është objekt faturimi, ndërsa neni 96, i ligjit nr. 92/2014, “Për TVSH-në” i ndryshuar, parashikon se, Faturimi kryhet sipas rregullave të përcaktuara në këtë seksion dhe në legjislacionin në fuqi për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit për të gjitha furnizimet e mallrave dhe të shërbimeve, vendi i të cilave, sipas dispozitave të kreut IV, të këtij ligji, është në Republikën e Shqipërisë.

Fatura tatimore e lëshuar nga një zgjidhje softuerike e certifikuar, plotëson të gjitha kërkesat e parashikuara nga kuadri ligjor rregullues në fuqi. Deri në momentin e lëshimit dhe pranimit të faturave në rrugë elektronike (deri në momentin e fillimit të efekteve të Ligjit Nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkulllimit” i ndryshuar), tatimpaguesi mund të zgjedhë të lëshojë fatura të printuara nga një zgjidhje softuerike e certifikuar me kushtin që, këto fatura të deklarohen manualisht në librat e blerjes dhe të shitjes të palëve. Për qëllim dokumentimi, për të gjitha faturat e lëshuara nga një zgjidhje softuerike e certifikuar, deri në momentin e pranimit të saj elektronikisht, shitësi administron një kopje të faturës të nënshkruar rregullisht nga blerësi apo personi i tij i autorizuar.

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0