Aty u theksuan të gjitha aktivitetet dhe rezultatet e suksesshme të projektit, duke i paraqitur ato para të ftuarve të respektuar dhe pjesëmarrësve të pranishëm.
Në këtë ceremoni pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Komisioni Europian- Zyra në Prishtinë, Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Safet Kamberaj, Zyrtarë të Komunës së Istogut dhe përfaqësues të shoqërisë civile, Media dhe përfituesit e granteve.
Kjo shënon përfundimin e projektit dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim vazhdimisht të gjithë të rinjtë në idetë e tyre të reja në drejtim të zhvillimit të turizmit në Istog dhe rajonit të Dukagjinit.
Në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Europian, “Zhvillimi i inovacionit dhe sipërmarrjes në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”, implementuar nga STIKK dhe Syri i Vizionit, i cili ka pasur për qëllim mbështetjen e të rinjve që t’i përgatisin të kontribuojnë në zhvillimin e sektorit të turizmit përmes përdorimit të teknologjisë dhe të njëjtën kohë të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e ekonomisë.
burimi: Telegrafi