Tashmë në Microsoft video-konferenca live » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 19/02/2016

Tashmë në Microsoft video-konferenca live

Share
nga Vasjan Broka
Shk 19, 2016

Ashtu siç kishte njoftuar më herët, Microsoft prezantoi për klientët e tij shërbimin e ri të thirrjeve audio dhe video në grup.

Shërbimi do të jetë i disponueshëm që nga java e ardhshme për të gjithë përdoruesit e Skype në iOS dhe Android.

Në lajmin e njoftuar nga Microsoft në blogun e tij, thuhet se bisedat në grup në të njëjtën kohë mund të përmbajnë deri në 25 miq. Ndër të tjera shërbimi mund të përdoret edhe për video-konferenca të cilat përveçse nga telefonët mund të ndiqen edhe nga kompjuterët.

Aktualisht përditësimi është i disponueshëm në Google Play dhe iTunes në Amerikën e Veriut dhe Europën Perëndimore.

Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.