Tashmë mund të identifikoni edhe fytyrat, me një aplikacion në smartphone! - Business Magazine Albania

Tashmë mund të identifikoni edhe fytyrat, me një aplikacion në smartphone!


Shumë shpejt mund të keni mundësinë të identifikoni njerëzit duke përdorur një aplikacion futuristik të njohjes së fytyrës në smartphonin tuaj. Ky aplikacion skanon fytyrat dhe nxjerr menjëherë një profil me informacionet rreth personit, duke nxjerrë madje edhe një link drejt mediave të tyre sociale.

Kjo teknologji e e mahnitshme, nga firma londineze Blippar, mund të njohë mbi 400,000 figura publike me një përqindje saktësie prej 99 %.

Mund të dallojë madje edhe binjakët identikë si në rastin e aktorëve të famshëm amerikanë, binjaket Olsen, apo personazhe të tjerë.

Aplikacioni njeh kryesisht figura dhe personazhe publike, aktorë, politikanë, muzikantë, këngëtarë, biznesmenë apo sportistë.

Përdoruesit mund të vendosin gjithashtu një profil për fytyrën e tyre, duke përfshirë në të informacione dhe imazhe si dhe link për në profilet e tyre sociale.

Kjo teknologji përdor vizionin e shpejtë kompiuterik dhe inteligjencën artificiale, për të njohur fytyrat në një sistem që ndoshta një ditë mund të përdoret edhe në sistemet e sigurisë bankare apo të aksesit në godinat e rëndësishme shtetërore e private.

Danny Lopez, drejtuesi operativ në Blippar, shprehet: ‘Aftësia për të njohur fytyrat nëpërmjet smartphonit, nga aktorët deri te sportistët, na lejon ne të përmbushim kuriozitetin tonë të pashtershëm njerëzor.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0