Tashmë aplikim online për lejë qarkullimi ndërkombëtar për makinat - Business Magazine Albania

Tashmë aplikim online për lejë qarkullimi ndërkombëtar për makinat


Portali qeveritar E-Albania vjen me një shërbim të ri online për të gjithë qytetarët shqiptarë që zotërojnë një makinë.

Nën emrin “Aplikim për leje qarkullimi ndërkombëtare” ky shërbim lejon që qytetarët, të cilët duan të udhëtojnë jashtë vendit më makinën e tyre, mund të aplikojnë online për të marrë lejën, raporton Business Magazine Albania.

Ky shërbim përveç se mundëson aplikimin online, gjithashtu lejon dhe kryerjen e pagesës së aplikimit për mjetin tuaj online me një tarifë prej 500 lekë dhe vlefshmëria e kohëzgjatjes së saj është një vit.

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0