Tani mund të luani shah në makinën e Tesla-s (VIDEO)
Përditësuar së fundmi: 28/07/2019

Tani mund të luani shah në makinën e Tesla-s (VIDEO)

Share
nga Eridon Elshani
Kor 28, 2019
-Manages Business Mag Kosovo -Studies Philosophy at University of Prishtina
lexo me teper >

Tesla sapo ka lançuar një lojë të re për pronarët e automjeteve të saj. Kompania filloi të jepte deklarata rreth një aplikacioni të ri “Arcade”, për sistemin e saj të brendshëm në makinë që në muajin Qershor, në konferencën vjetore të lojrave dhe tani ka prezantuar një lojë mjaft emocionuese: Shahun.

Shoferët e Tesla-s mund të luajnë shah kundër pasagjerëve të tyre, kundër makinës së tyre ose të shikojnë makinën të luajë kundër vetes. Në trailer-in e lançimit të lojës së shahut paraqitet një shofere që vjen nga Perëndimi i Amerikës duke luajtur shah në një fushë, që e bën video-n shumë interesante.

Duket se e vetmja mënyrë për të luajtur lojëra në Tesla, është kur e keni makinën të parkuar, jo kur jeni duke vozitur.

Tesla gjithashtu njoftoi se e ka përditësuar lojën me gara “Beach Buggy Racing”, të cilën mund ta luani me timonin e Tesla-s. Përditësimi do të lejojë që të përdorni përnjëherë dy kontrollues (timona) të lojës, për të luajtuar me një pasagjer. Përsëri, jo kur jeni duke vozitur.

Techcrunch



Evente

Data & Technology Meetup

Shtator 11, 2019
19:00