Tani mund të blini produkte të ndryshme edhe nëpërmjet IGTV - Business Magazine Albania

Tani mund të blini produkte të ndryshme edhe nëpërmjet IGTV

Mbërrijnë blerjet në IGTV, aplikacioni i kompanisë Instagram që ju lejon të transmetoni video deri në 60 minuta. Kompania, e cila vetëm mbushi 10 vjet nga krijimi njofton disponueshmërinë globale të funksionit në ditët në vijim, ndërsa në muajt në vijim do të fillojë edhe një provë në Reels, mënyra e re që ju lejon të bëni video të shkurtra në vazhdën e TikTok.

LEXO: Facebook do të integrojë mesazhet e Instagram, Messenger dhe WhatsApp

“Në këtë mënyrë lehtësojmë  blerjet duke i bërë ato të disponueshme drejtpërdrejt nga videot. Në të njëjtën mënyrë, ne ndihmojmë shitësit të ndajnë historinë e tyre, të arrijnë klientët më lehtë dhe të rrisin biznesin e tyre”, shpjegon Justin Osofsky, shefi kryesor operativ i Instagram. Blerjet në fund do të përfundojnë në faqen zyrtare të shitësit.

Kjo nuk është lëvizja e parë që ndërmarrja në pronësi të Mark Zuckerberg po vendos për të rritur tregtinë elektronike. Qershorin e kaluar, rrjeti social vendosi  ​​rregullat që tani për tani lejojnë vetëm disa marka dhe biznese të miratuara të përdorin ”tag shopping” në postime për të shitur produkte.

ANSA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0