Supernova Shqiptare, spektakli më i madh i muzikës - Business Magazine Albania

Supernova Shqiptare, spektakli më i madh i muzikës


Qindra të rinj e të reja kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e kompeticionit Supernova Shqiptare, i pari në mbarë vendet shqipfolëse, i cili mbahet në Kosovë dhe drejtohet nga kantautori dhe këngëtari i njohur shqiptar, Diamant Sinanaj.

Supernova Shqiptare është një projekt që ka hapur dyert për 200 artistë të rinj, të cilët kanë aftësi të veçanta në këndim. Supernova Shqiptare, në javën e parë të daljes në publik ka pranuar më shumë se 600 aplikime dhe prej tyre, vetëm në fazën e parë janë zgjedhur 27 pjesëmarrësit më të dalluar. Ekipi i Supernovës Shqiptare, me producentë dhe kompozitorë profesionalë, tashmë veçse ka filluar punën me ta.

Sipas Diamant Sinanaj, kryesuesit të eventit, për secilin prej 200 pjesëmarrësve që bëhen pjesë e spektaklit, do të kompozohet nga një këngë dhe kover i ri origjinal.

Shuma totale që do të shpenzohet për këtë projekt është 600 mijë euro. Por, theksohet se për garuesit gjithçka do të jetë falas. Që nga aplikimi për pjesëmarrje e deri në fund të projektit ata nuk do të kenë asnjë obligim financiar.

“Kemi pasur raste kur garuesit na kanë dërguar video shumë të mira nga aspekti i këndimit, por e kemi vërejtur që nga ana teknike shumica prej tyre nuk i kanë mundësitë financiare për të shfaqur talentin e tyre”, shprehet Diamanti.

Spektakli është ndarë në disa faza. Faza e parë përfshin mbledhjen dhe seleksionimin e 200 pjesëmarrësve. Faza e dytë përbëhet nga implementimi i këngëve dhe koverave. Dhe në fazën e tretë, e cila mendohet të fillojë në Janar të vitit 2020, spektakli do të transmetohet para audiencës.

Një risi që sjell Supernova Shqiptare është krijimi i një aplikacioni mobil ku profilet e pjesëmarrësve do të vendosen aty dhe publiku do të ketë mundësi të shkarkojë aplikacionin dhe të votoj për garuesin e preferuar. Në këtë aplikacion, secili garues do të ketë të vendosur këngën dhe koverin e tij.

Në këtë rast, për zgjedhjen e fituesve, nuk do të vendosë juria, por publiku, sipas Diamantit.

Shpërblimet:

Përveç këngëve dhe klipeve që ofrohen për pjesëmarrësit nga studioja Diverse Music, çmimi kryesor për vendin e parë arrin vlerën 50.000 euro, sipas Diamant Sinanaj. Gjithashtu do të ketë edhe shumë supriza tjera në netët finale të spektaklit.

Ndiqni faqen në facebook Supernova Shqiptare për  informacione të reja.

Faza e dytë e aplikimeve do të hapet në fillim të muajit korrik.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0