Sulmet kibernetike, qeveria rrit me 7.6 herë fondet për mbrojtjen e sistemeve të policisë - Business Magazine Albania

Sulmet kibernetike, qeveria rrit me 7.6 herë fondet për mbrojtjen e sistemeve të policisë

Në projektbuxhetin e vitit 2023 fondet për të modernizuar më tej Policinë e Shtetit, por edhe për të mbrojtur sistemet digjitale të saj nga sulmet kibernetike janë rritur me 7.6 herë.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u shpreh në rrjetet sociale se gjatë vitit 2023 parashikohet të financohen 547 milionë lekë investime në teknologji, nga 72 milionë lekë që ishin në vitin 2022.

Në total, në projektbuxhetin e vitit 2023 është parashikuar një fond prej 7 miliardë lekësh për forcimin e sigurisë kibernetike dhe rritjen e infrastrukturës digjitale.

Në datën 15 korrik Shqipëia u bë objekt i një sulmi të rëndë kibernetik. Ai kishte si objektiv shkatërrimin e infrastrukturës digjitale të qeverisë së Republikës së Shqipërisë, paralizimin e shërbimeve publike, si edhe grabitjen e të dhënave dhe të komunikimeve elektronike nga sistemet qeveritare.
Autoritetet në vend deklaruan se sulmi nuk ia arriti qëllimit. Ndërkohë sistemet në pak ditë u rivunë të gjitha në punë.

Pas hetimeve në bashkëpunim me agjenci të specializuara partnere të antiterrorit digjital, të cilat sollën në Tiranë skuadrat e tyre, autoritetet zbuluan se sulmi i 15 korrikut mbi Shqipërinë është orkestruar dhe sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit.

Nisur nga kjo qeveria shqiptare vendosi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit. Ajo vendosi largimin brenda 24 orësh të të gjithë personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, përfshirë edhe personelin e sigurisë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, në Shqipëri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0