Studimi: Masat bllokuese parandaluan miliona vdekje nga COVID-19 - Business Magazine Albania

Studimi: Masat bllokuese parandaluan miliona vdekje nga COVID-19

Vendimet për izolime në të gjithë botën kanë parandaluar me miliona vdekje si pasojë e koronavirusit sipas disa studime të reja të botuara të hënën.

Sipas një studimi të Kolegjit Mbretëror të Londrës, rreth 3 milionë vdekje u shmangën në njëmbëdhjetë vende si në Austri, Belgjikë, Britani, Danimarkë, Francë, Gjermani, Itali, Norvegji, Spanjë, Suedi dhe Zvicër, për shkak të masave bllokuese përfshirë mbylljen e bizneseve e shkollave.

Sipas gjetjeve të një studimi tjetër të kryer në Shtetet e Bashkuara dhe botuar së bashku me studimin britanik të hënën, rreth 530 milionë raste personash të infektuar me COVID-19 u parandaluan apo infektimi i tyre u shty në kohë, për shkak të politikave kufizuese të zbatuara në Kinë, Korenë e Jugut, Itali, Iran, Francë dhe Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë të dielën senatori republikan Rick Scott akuzoi Kinën se po përpiqet të sabotojë përpjekjet e SHBA-së për zhvillimin e një vaksine për të luftuar koronavirusin.

Informacionet janë të komunitetit tonë të zbulimit. Unë jam anëtar i komisionit të Forcave të Armatosura kështu që qartësisht ka gjëra të cilat nuk mund t’i diskutoj. Ka prova se ata janë përpjekur ose ta sabotojnë ose ta ngadalësojnë këtë proces”, tha zoti Scott për BBC-në, por nuk pranoi të japë më shumë detaje rreth pohimeve të tij.

Senatori tha se Kina “nuk do të gëzohej” nëse Shtetet e Bashkuara ose Britania do ta zhvillonin vaksinën përpara kujtdo tjetër.

Asnjë zyrtar kinez nuk i është përgjigjur akuzës së zotit Scott. Në Evropë, e cila ka pësuar humbje të mëdha në njerëz si pasojë e virusit, disa vende po rihapen ngadalë, të tjera kanë hapur kufijtë për vizitorë nga shtete evropianë. Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë thënë se shpresojnë t’i hapin të gjithë kufijtë për udhëtarët në fillim të muajit korrik.

VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0