Studimet në hoteleri turizëm, mundësi për një diplomë ndërkombëtare - Business Magazine Albania

Studimet në hoteleri turizëm, mundësi për një diplomë ndërkombëtare


Krahas kurseve të formimit brenda vendit, të rinjtë shqiptarë mund të sigurojnë një diplomë ndërkombëtare përmes studimeve në fushën e hoteleri-turizmit.

Akademia e Mikpritjes dhe Turizmit ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me një prej shkollave më të njohura zvicerane në fushën e mikpritjes, Shkolla e Menaxhimit të Biznesit dhe Hotelerisë në Zvicër. Kjo marrëveshje, e mbështetur nga programi Risi Albania, mundëson transferimin e studimeve apo pajisjen me një diplomë që njihet në tregun ndërkombëtar të punës.

Kjo arritje, siç u quajt edhe nga zv. Ambasadori zviceran, përkon me 5 vjetorin e Akademisë së Mikpritjes dhe Turizmit. Gladiola Dona, themeluese dhe drejtuese e Akademisë tha se, studentëve shqiptarë, tashmë do t’u jepet mundësia për të përfituar studime në një nga shkollat më të njohura të Zvicrës, si dhe të punojnë në hotele e resorte të rëndësishme zvicerane.

Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë Danja Sorensen, theksoi rëndësinë e sektorit privat në këtë drejtim për një ecuri më të shpejtë në zhvillimin e turizmit. “Ne kemi bërë disa ndryshime për të mundësuar që në ato profesione, ku institucionet publike nuk janë në gjendje t’u ofrojnë mundësi formimi e punësimi të rinjve dhe të rejave, t’i kërkojmë ndihmë sektorit privat, të nënkontraktuar nga shteti”. Sipas saj, e veçanta e bashkëpunimit me programin zviceran është ndërhyrja e programit në të gjitha nivelet. Punohet me qeverinë për rregullimin e kuadrin ligjor, me shkollat për praktikat profesionale dhe me biznesin për praktikë dhe punësim e të rinjve.

Zv.ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Patrik Meier, theksoi mundësitë e mëdha të Shqipërisë për të zhvilluar turizëm. “Shqipëria njihet për natyrën, relievin, mikëpritjen dhe trashëgimin kulturore, pjesë e UNESCO-s. Ndërkohë, Shqipëria përballet me një nivel të lartë të papunësisë së të rinjve. Nga një anë sektori privat paraqet kërkesat për tregun, ndërkohë kemi një ofertë të krahut të punës që nuk zotëron të gjitha aftësitë e nevojshme për punësim”. Sipas tij, përmes plaftormës online të formimit tashmë oferta mund të shtrihet edhe përtej Tiranës. Mundësitë për formim rriten edhe falë partneritetit me shkollën zvicerane të turizmit, çka u lejon studentëve të transferojnë studimet e tyre në Zvicër. Ky partneritet i ri do t’u mundësojë të rinjve të fitojnë aftësi në nivel ndërkombëtar.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0