Studim mbi ekosistemin Start-up në Shqipëri dhe vendet e Ballkanit nga USAID dhe NDI - Business Magazine Albania

Studim mbi ekosistemin Start-up në Shqipëri dhe vendet e Ballkanit nga USAID dhe NDI

Ekosistemi startup në Shqipëri po rritet me ritme të shpejta në vitet e fundit. Gjithmonë e më shumë organizata dhe aktorë të huaj po shprehin interesin e tyre për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të ekosistemit të startup-eve dhe inovacionit. 

Në kuadër të një projekt studimi që po realizohet nga USAID dhe NDI për ekosistemin e Start-Up në Shqipëri dhe vendet e Ballkanit është menduar nga ekspertët e kontraktuar mbledhja dhe më pas analizimi i disa të dhënave primare përmes një pyetësori. Më pas, mbi analizën e fizibilitetit, këto partnerë do të hartojnë një Plan Strategjik për mënyrën sesi mund të ndihmojnë sipërmarrjet e reja dhe idetë inovatore.

Pyetësori ruan plotësisht anonimatin e personave që e plotësojnë dhe nga ana tjetër nuk do më shumë sesa 3-5 minuta për t’u plotësuar.

Këtu mund të plotësoni formularin. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #27 - Nëntor 2021

Miq, lexues të BusinessMag,

Ky numër i ri revistës vjen në një sezon të nxehtë plot me zhvillime interesante në botën e startupeve. Jam i sigurt që secili nga ju është i ngarkuar shumë më tepër se në çdo periudhë tjetër në përpjekjet për të çuar gjërat përpara, ndaj ju falenderoj që po gjeni kohën për të lexuar këto rreshta. 

Dikush më pyeti sot, sa optimist je për të ardhmen? U përgjigja pa menduar, se kjo nuk është pyetje për një sipërmarrës. Ne optimizmin e kemi në gjak, pasi është stimuli kryesor që çon përpara iniciativat e çuditshme që ndërmarrim, shpesh pa u menduar gjatë! 

Këtë optimizëm përpiqemi ta sjellim në faqet në vazhdim nëpërmjet intervistave me personazhe të njohur dhe të panjohur, të cilët me punën e tyre të përditshme ndikojnë në jetën e mijëra njerëzve përreth. 

Me punën që bëjnë, me historitë që rrëfejnë mbi sfidat e ndryshme, mes dështimesh dhe suksesesh ata/ato frymëzojnë, motivojnë duke përshkruar maratonat vetjake drejt suksesit; pavarësisht pengesave, duke kaluar nga dështimi në dështim, por pa humbur entuziazmin (siç thotë dhe Churchill). 

Njihuni …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0