Integral Albania: Studentët shqiptarë në Britaninë e Madhe janë të sigurt

Integral Albania: Studentët shqiptarë në Britaninë e Madhe janë të sigurt


 Në kushtet e pandemisë së Covid-19, Kryeministri britanik Boris Johnson dhe Sekretari i Shtetit për Arsimin në Britaninë e Madhe Gavin Williamson, konfirmuan që shkollat ​​në Angli do të mbyllen nga 20 Marsi.

Ky vendim do të prekë jo vetëm studentët britanikë, por edhe të gjithë nxënësit shqiptarë që aktualisht studiojnë atje. Shumica e shkollave tashmë i dërguan nxënësit përsëri në Shqipëri javën e kaluar dhe të tjera morën masat e nevojshme për qëndrimin e sigurt të nxënësve edhe në rastin e mbylljes së shkollave.

Agjensia shqiptare më e madhe për studime jashtë vendit, “Integral Albania”, ka konfirmuar që të gjithë studentët dhe nxënësit e tyre janë të sigurt. “Konsulentët tanë për studime jashtë vendit, si dhe të gjithë konsulentët për kurse gjuhe dhe arsim të mesëm kanë qenë në kontakt me klientët e tyre, që aktualisht po studiojnë jashtë Shqipërisë, për t’u siguruar që ata janë të sigurt dhe për të parë nëse kanë nevojë për ndonjë ndihmë për t’u kthyer në vendin e tyre”, tha Krystyna Wierzbowicz, konsulente pranë Integral.

Megjithëse për momentin në Shqipëri akoma nuk diskutohet dicka rreth Maturës Shtetërore dhe si do procedohet me provimet për këtë vit, Britanikët tashmë kanë vendosur që këtë vit ata do anulojnë të gjitha provimet shtetërore, të cilat normalisht bëhen në maj dhe qershor.

Provimet e GSCE për nxënësit që mbarojnë klasën e 10 dhe provimet e A- Levels, për nxënësit në vitin e tyre të fundit të arsimit të mesëm, të cilat shërbejnë dhe si bazë për regjistrimin e tyre në universitet. Në deklaratën e tij mbrëmjen e djeshme, Boris Johnson njoftoi se “studentëve anglezë do t’u jepen kualifikimet/diplomat e nevojshme dhe për të cilat ato po përgatiten”, por për momentin shkollat ​​britanike nuk janë ende të qarta se si do të arrihet kjo dhe do ta sqarojnë këtë në kohën e duhur në vijim.

Zgjidhja e mundshme mund të jetë që studentët britanikë të vlerësohen në bazë të rezultateve të provimeve të simuluara (provë) të bëra në janar si dhe nga rezultatet e deritanishme. Një nga gjërat që Johnson gjithashtu theksoi është se kjo nuk duhet të ‘pengojë apo ngadalësojë progresin e studentëve’ dhe ashtu si për nxënësit ​​britanikë, mbetet për t’u parë se si do të ndikojë mbyllja e shkollave tek nxënësit tanë dhe si do t’i marrin ata rezultatet dhe kualifikimet e nevojshme, për vazhdimin e arsimimit më tej.

“Në lidhje me arsimin e lartë” – Krystyna Wierzbowicz ka shtuar, “shumica e universiteteve në Mbretërinë e Bashkuar kanë pezulluar të mësuarit në klasa dhe e kanë transferuar në ndjekjen e mësimit online, ndërkohë që universitetet kanë mbetur të hapura.

Një pjesë e studentëve tanë tashmë janë kthyer në shtëpi dhe ashtu si shkollat e mesme, universitetet po kërkojnë gjithashtu forma alternative të vlerësimeve që do të bëhen sapo të jetë e mundur.

Duke qenë përballë një situate të re për të gjithë ne, bordet e universiteteve duhet më parë të pajtohen me kërkesat e këtyre vlerësimeve dhe më pas ata do t’i informojnë menjëherë studentët e tyre mbi këto kërkesa”- ka shpjeguar ajo. “Ne po përpiqemi të jemi qendër për të gjitha informacionet në lidhje me studimet jashtë vendit, kështu që të gjithë klientët tanë të tanishëm dhe ata të interesuar për të qenë në të ardhmen, luten të na kontaktojnë nëse kanë pyetje ose paqartësi lidhur me situatën”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0