Stres për gatimet e fundvitit? Ja ç'duhet të bëni

Stres për gatimet e fundvitit? Ja ç’duhet të bëni


Pushimet mund të jenë periudha më e mrekullueshme e vitit, por mund të jenë edhe më stresuesja.

Rreth 52% e njujorkezëve përjetojnë nivele të larta të stresit, deri në 5 nga një shkallë me 10 nivele, gjatë sezonit të pushimeve, sipas censusit të Del Monte Holiday, e cila ka survejuar 3,000 amerikanë rreth zakoneve të pushimeve. Përgatitja e vakteve mund të jetë një nga detyrat më me përgjegjësi gjatë fundvitit, pasi njujorkezët shpenzojnë rreth 6.1 orë duke përgatitur ushqimet për të afërmit e tyre.

Ndaj ne u japim disa këshilla për të mrekulluar familjen gjatë këtij sezoni pa u stresuar dhe pa shumë orë lodhje:

1. Bëni gjëra të thjeshta për të dekoruar dhe për t’i bërë pjatat të duken bukur

Të bësh dekorin e pushimeve dhe të pjatave nuk ka pse të jetë një punë domosdoshmërisht impenjative. Për shembull, t’i zbukuosh konturet e pjatave me erëza si degëzat e rozmarinës mund të jetë një mënyrë për t’i bërë pjatat të kenë pamje klas me përpjekje minimale. Edhe pak ngjyra do t’i shkonte përshtat atmosferës. Në vend që të rropateni duke gatuar pjatat tradicionale të festive, të cilat mund të jenë të vështira për t’u përgatitur, pikasni në sytë e miqve dhe të afërmëve me ushqime që kanë ngjyra si perimet dhe me tasa shumëngjyrësh, kështu edhe do t’i kënaqni kur të shijojnë gatimet.

2. Miksoni traditat e vjetra

Të bësh diçka të re nga recetat tradicionale të gatimit mund të rezultojnë pjata klasike pa i shtuar vetes shumë punë. Shtoni proshutë në një tas, mjaltë gjelit të detit, ose kombinoni proshutë me bizele për ta bërë pikante shijen e ushqimeve të preferuara. Në mënyrë të ngjashme, bëni “pikante” edhe tradita të tjera të cilat nuk ju vendosin nën presion.

3. Mos tejkaloni limitet

Njihni limitet tuaja. Në vend që të qëndroni në një party gjatë të gjithë natës, planifikoni të rrini vetëm për pak orë. Dhe përpiquni të mos vendosni shumë presion mbi veten që mbledhjet familjare të shkojnë në mënyrë perfekte.

4. Krijoni orare dhe lista

Pushimet janë një sezon ku tejkalohet kufiri, sidomos në termat e detyrave ekstra që ju lindin ose të mbledhjeve me miqtë. Ndani çdo gjë në listën tuaj të gjërave për të bërë me ndihmën e familjes dhe miqve. Krijimi i një kalendari do t’i kujtojë të dashurit tuaj për festat dhe mbedhjet, duke eleminuar se çfarë gjërash duhet të bëni çdo ditë.

 

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0