Stop korrupsionit, të gjithë të barabartë para ligjit
Përditësuar së fundmi: 06/08/2019

Stop korrupsionit, të gjithë të barabartë para ligjit

Share
nga Ornela Trupja
Gus 06, 2019

Në një video të publikuar në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, Ambasada Amerikane në Tiranë ka vendosur të bëjë një përmbledhje të Reformës në Drejtësi në vendin tonë. Sipas tyre kjo reformë ka nisur të japë rezultatet e para me procesin e Vettingut, e cila nisi me gjyqtarët dhe prokurorët.

Në video thuhet se: “Sipas një sonsdazhi të vitit 2012, 25% e gjyqtarëve pranuan se në sallat e gjyqit kishte korrupsion dhe 57% pranuan një nivel të caktuar ndërhyrje politike në vendim-marrjet e tyre. Kjo tregon se sistemi i drejtësisë nuk ishte i drejtë”.

Lexo: Ambasada Amerikane: “Mbroni veten nga mashtrimet mbi vizat në internet”

Në videon e mëposhtme do të gjeni përgjigjet lidhur me rëndësinë e vettingut, se përse reforma në drejtësi vendosi një proces rivlerësimi për gjykatësit dhe prokurorët dhe si do e ndryshojë kjo sistemin shqiptar të drejtësisë?

The Vetting Process

🇦🇱 | Në videon tonë të fundit, ne ju njohëm me një përmbledhje të reformës në drejtësi. Këtë javë, do të flasim për vetingun. Me siguri ju keni dëgjuar për këtë proces, por përse është vetingu i rëndësishëm? Përse reforma në drejtësi vendosi një proces rivlerësimi për gjykatësit dhe prokurorët dhe si do e ndryshojë kjo sistemin shqiptar të drejtësisë? Shihni këtë video dhe mësoni se si procesi i vetingut do të sigurojë që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit. #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit🇺🇸 | In our last video we gave you an overview of justice reform. This week, we’re talk about vetting. You have probably heard about this process, but why is vetting important? Why did justice reform establish a process to vet judges and prosecutors and how will that change the Albanian justice system? Watch this video and learn how vetting will help ensure that everyone will be equal under the law. #WhatisJusticeReform #StopCorruption

Publiée par U.S. Embassy-Tirana sur Mardi 6 août 2019