Startupi i Siatëllit që po shpëton futbollin amerikan…


E diela shënon përvjetorin e 50-të të Super Bowl në historinë e NFL-së. Ky sport kurrë më përpara nuk ka qenë kaq popullor: Më shumë se 114 milionë amerikanë e panë ndeshjen vitin e kaluar, kjo shifër është rritur pothuajse çdo vit që nga 2002.

Por është e pamundur të dihet sot se ku do të jetë ky sport pas 50 viteve. Zbulimi dhe prevalenca e encefalopatisë kronike traumatike (CTE), që ishte baza e filmit të vitit 2015: ‘Concussion’ (Përplasja e kokës) ka ekspozuar rrezikun e këtij sporti. Dëmtimet traumatike të trurit nëpërmjet goditjeve të përsëritura të kokës dhe tronditjet mund të shkaktojnë atrofinë e pjesëve të trurit. Junior Seau i Hall of Famer, i cili u mësua më pas se kishte CTE, kreu vetëvrasje në 2012-ën; më se fundmi, ish ylli Antwan Randle El zbuloi në moshën 36 vjeçare se kishte probleme me zbritjen e shkallëve dhe vuan nga periudha harrese. Mbi 5,000 ish lojtarë e kanë paditur Ligën për vuajtjet e pësuara nga dëmtimet e trurit gjatë karrierës së tyre, dhe një mori e ish-lojtarëve dhe trajnerëve me një profil të lartë të NFL-së kanë thënë se nuk do t’i lejonin fëmijët e tyre të luanin këtë lojë. Një gjë është e qartë: Nëse siguria e futbollit nuk ndryshon shpejt, sporti më popullor i Amerikës do të jetë në rrezik.

Prezantohuni me Vicis, një startup me bazë në Seattle, misioni i të cilit është të krijojë një helmetë që redukton riskun e tronditjes. Produkti i parë i kompanisë, Zero1, shfaq një shtresë të jashtme të përshtatshme dhe një shtresë e cila amortizon goditjet nga të cilat është vulnerabël koka e lojtarit. Kompania ka marrë 10 milionë $ financime, duke përfshirë një grant prej 500,000 $ nga NFL-ja. Kokoret do të jenë të disponueshme për NFL-në dhe lojtarët e kolegjit këtë pranverë.

zero1-helmeta-futbolli-amerikan-businessmag

Sam Browd, një neurokirurg dhe drejtori i Programit të Tronditjeve të Kokës nga Sportet në Seattle, ishte ai që erdhi me këtë ide pas Vicis. Browdit, i cili është i specializuar në tronditjet pediatrike, i kishte ardhur në majë të hundës duke u treguar atletëve se nuk kishin zgjidhje tjetër veçse t’u tregonte sportistëve t’i varnin helmetat e tyre sa ishin ende në adoleshencë. Në 2013-ën, ai themeloi kompaninë me mikun e tij të Universitetit të Washingtonit, profesorin Per Reinhall, i cili drejton programin e inxhinierisë mekanike të shkollës dhe Dave Marver, i rekrutuar për të qenë truri i operacioneve të biznesit.

“Ishte e qartë se kompanitë aktuale nuk po prezantonin shumë inovacion, industria ishte regjur,” tregon Marver për Inc. “Dhe ne ndjemë se mund të bënim një ndryshim.”

Koncepti që qëndron pas kokores së Zero1 është një formulë fizike: forca= nxitimin e masës X. Duke i shtuar më shumë kohë momentit të impaktit nxitimi ulet, i cili ky i fundit zvogëlon forcën e vendosur në trurin e lojtarit. Për ta arrirë këtë, skuadra Vicis krijoi një kokore me elasticitet. Skeleti i jashtëm përkulet kur mbi të ushtrohet forcë dhe më pas rimerr formën kur lëshohet. Kështuqë ndërsa pjesa më e madhe e goditjeve të kokores krijojnë një plasaritje familjare, Zero1 prodhon një zhurmë të mbytur jofamiljare.

Sipas Marver, nuk ka ende prova shkencore se forca e impaktit është e lidhur me tronditjet në kokë. Kështuqë ndërsa tregohet i kujdesshëm të mos bëjë deklarata rreth parandalimit të tronditjeve, ai thotë se të dhëna dytësore që zbulojnë aftësinë e Zero1 në reduktimin e forcave të impaktit në kokë do të laçohen kur kokorja të lançohet këtë pranverë.

Vicis nënkontraktoi firmën e dizenjimit në Seattle, Artefact për të udhëhequr më tej studimin dhe për të krijuar pjesën estetike. Ja se çfarë mësuan të dyja kompanitë gjatë procesi të dizenjimit.

1. Mos hamendësoni se e dini se çfarë funskionon. “Në fillim unë mendova se do të vinim me një dizajn radikalisht të ndryshëm,” thotë Marver, “Ku ti sheh një lojë në televizor dhe menjëherë thua, ‘Wow, kjo është një kokore Vicis.’” Idetë e hershme përfshinin një majë të sheshtë dhe një maskë të fytyrës të riorganizuar. Por lojtarët patën rezistencë ndaj look-ut futurist pasi në fund të fundit pamja e kokoreve nuk ka ndryshuar që nga fillimi i viteve ’60.

2. Merrni feedback nga kushdo që do ta përdorë atë, kushdo! Artefact dhe Vicis folën jo vetëm me lojtarët që do ta përdornin kokoren, por edhe me trajnerët, menaxherët e pajisjeve dhe trainenrët. “Një gjë që mësuam shpejt,” thotë Fernd van Engelen, drejtori ekzekutiv i Artefact, “është se sa kompleks është një produkt që në pamje duket i thjeshtë.” Një shqetësim i paparashikuar që u ngrit: aftësia për stafin e mjekëve për të hequr shpejt kokoret në rast emergjence. Diznejuesit siguruan se qaforja e Zero1 mund të hiqej po aq thjesht sa edhe paraardhëset. “Ne duam të sigurohemi se nuk po prezantojmë sfida të reja ose pengesa shtesë,” thotë Van Engelen.

3. Qartësoni prioritetet e dizajnit. Pas fazës së kërkimit, Artefact krijoi një pamje të thjeshtë që konsistonte në 2 rrathë bashkëqendrorë. Rrethi më i gjërë përfshinte tre seksione: rehatinë, sigurinë, stilin. “Kur filluam me dizajnin, na shërbeu le të themi si një listë kontrolli për veten tonë se i kishim adresuar të gjitha kërkesat,” thotë Van Engelen. Stili, për shembull, udhëhoqi pjesën më të madhe të dizajnit, derisa ishte një prioritet për pjesën më të madhe të atyre që do e përdornin, atletët vetë. “Lojtarët duan të duken të mprehtë në fushë,” thotë Van Engelen. “Ata duan të duken agresivë, të shpejtë dhe tinëzarë.” Rrethi i brendshëm i pamjes përfshinte një fjalë: performancën. “Kjo lidhet me minimizimin e çdo gjëje që tërheq vëmendjen e lojtarëve nga puna e tyre,” thotë ai.

4. Shtojini dorën e fundit. Të krijosh një produkt që përmbush dëshirat e konsumatorëve nuk është e mjaftueshme, duhet të merrni edhe një hap tjetër. Brendësia e çdo kokoreje ka një fashë të lëvizshme e cila mund të personalizohet për të përfshirë logon e skuadrës ose numrin e lojtarit. “Ajo që dëgjuam kur po bënim kërkimin tonë ishte shumë njerëz që përshkruanin veten e tyre si gladiatorë modernë,” thotë Ben Collette, dizajneri i lartë i Artefact. “Dhe gjëja e fundit që ju shikoni para se të shkoni në fushë është brendësia e kokores.”

 

/Shkruar nga Kevin J. Ryan, Publikuar nga Inc.

Must watch
Business Mag Nr. #24 - Tetor 2020

Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme.  Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.

Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.

Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.

Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale